Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
LIFESTYLE

FOTO/ Anija e çuditshme që duket sikur po noton në qiell! A mund ta kuptoni çfarë po ndodh realisht?

P
Piranjat28 May 2026, 22:04 · 2 min lexim
FOTO/ Anija e çuditshme që duket sikur po noton në qiell! A

Një mirazh misterioz i ka lënë britanikët “të habitur” pasi bëri që figura të çuditshme, rreth “100 metra” të larta, të shfaqeshin mbi det.

Format e pazakonta u materializuan përpara syve të disa pasagjerëve në një varkë pranë brigjeve të Cornwall. Fotografitë e fenomenit, të publikuara në Facebook nga St Ives Boats, duket se tregojnë figura gjigante që notojnë mbi horizont. Dëshmitarët i përshkruan objektet duke thënë se ato “ndryshonin formë” dhe shtuan se dukeshin sikur ishin “qindra metra të larta”.

Kompania turistike ndodhej në det kur vuri re fenomenin, gjatë një ekspedite safari në det.

Mësohet se mirazhet ishin në fakt një iluzion optik i quajtur Fata Morgana. Një Fata Morgana – i njohur edhe si mirazh – shkaktohet kur rrezet e dritës përkulen teksa kalojnë nga ajri i ftohtë pranë sipërfaqes së tokës në ajër më të ngrohtë mbi të. Përkulja e rrezeve të dritës krijon një iluzion optik që bën objektet të duken sikur po qëndrojnë pezull mbi tokë ose mbi det.

Besohet se kjo është ajo që shkaktoi iluzionin e çuditshëm optik pranë brigjeve të Cornwall.  Në një postim online, St Ives Boats tha: “Ishte surreale të shihnim këto ‘struktura’ gjigante dhe ndryshimet e çuditshme atmosferike, dhe ne bashkë me pasagjerët mbetëm të habitur në disa momente.” /PiranjatNews/

FOTO/ Anija e çuditshme që duket sikur po noton në qiell! A

FOTO/ Anija e çuditshme që duket sikur po noton në qiell! A

FOTO/ Anija e çuditshme që duket sikur po noton në qiell! A

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.