Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Seanca në GJKKO/ Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat e mia me avokatin në burg “Protestat masive shpërthyen kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes”/ Analiza e Ditmir Bushatit: Kërkesat e ... Gjeorgjia mund të humbasë regjimin e saj të udhëtimit pa viza me Bashkimin Evropian Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan, nga flakët digjet edhe një automjet tjetër Nga Nuredin Dumani, Henrik Hoxha e Erion Alibej, SPAK lexon pretencën për të pandehurit e “Plumbit të Artë”... Humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan, publikohet fotoja e 69-vjeçarit që u gjet i p... Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, ekspertët: Pallati duhet shembur! Studentët çojnë në Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat Shpërthimi i bombolës së gazit shkaktoi dy viktima dhe shkatërrime të rënda, ekspertët e Institutit të Ndër... Tabaku: Shqiptarët kërkojnë më shumë Europë, Rama më shumë pushtet Krimi në Bulqizë/ Gruaja dhe djali të dyshuar për vrasjen e 61-vjeçarit, flet banori: Jemi të tronditur. Fa... Detaje/ Kush është “i forti i Saukut” që u arrestua sot në Tiranë, zbardhet e shkuara kriminale
LIFESTYLE

FOTO/ “Ferri” i elegancës dhe finesës në artin e mahnitshëm të baletit

P
Piranjat12 August 2026, 14:07 · 2 min lexim
FOTO/ “Ferri” i elegancës dhe finesës në artin e

Pas çdo kërcimi fluturues në skenë, pas teatralitetit të atij spektakli magjepsës, fshihet një dhimbje që nuk do dëgjoni kurrë të nxjerrë zë.

Të gjitha rrugët që të shpien te përmbushja e ëndrrës, kalojnë nëpër një terren të ashpër, shpesh duke çuar kufinjt e rezistencës njerëzore në limite.

Bukuria, finesa, eleganca, sharmi, feminiliteti, performanca, etj., etj., na lidhin me baletin, por vetëm ato që dogjen për të shndritur në skenë, vetëm ato e dinë se cili është ferri, ai i vërteti.

Termi “këmbët e balerinës” nuk është një koncept mjekësor, por një metaforë e dhimbjes së bukurisë, një mënyrë për të përshkruar çmimin e lartë fizik që vallëzimi klasik i imponon trupit të një balerine. Pas finesës, hijeshisë dhe dritës së skenës fshihet një ferr i heshtur. Vite të tëra stërvitje rraskapitëse, këpucë të ngushta e torturuese, teknika që sfidojnë kufijtë e natyrshëm të trupit.

Këmbët e tyre, që për syrin e publikut duken të lehta si petale, mbajnë plagë të përditshme: harqe të tendosura përtej normales, gishta të shkurtuar, thonj të nxirë ose të thyer, kallo, lytha, dëmtime në kyçe dhe këputje të ligamenteve. E gjitha kjo, e mbyllur nën shallin e një buzëqeshjeje të përmbajtur dhe lëvizjesh që duken sikur nuk u përkasin trupave njerëzorë.

Balerina është mishërimi i një paradoksi. E përkryer në dukje, e përvëluar në brendi. Ajo që publiku sheh është vetëm maja e akullnajës, poshtë saj fshihet një botë përkushtimi që shpesh kufizohet me sakrifikimin e vetvetes. Dhe pikërisht ky është ferri i së bukurës, që ajo të lulëzojë, dikush duhet të digjet ngadalë.

FOTO/ “Ferri” i elegancës dhe finesës në artin e

FOTO/ “Ferri” i elegancës dhe finesës në artin e

FOTO/ “Ferri” i elegancës dhe finesës në artin e

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.