Google feston finalen Argjentinë-Spanjë me një Doodle të veçantë

SHBA- Google i është bashkuar atmosferës së finales së Kupës së Botës 2026, duke prezantuar një Doodle të veçantë kushtuar përballjes mes Argjentinës dhe Spanjës. Ilustrimi festiv shfaq ngjyrat e dy kombëtareve finaliste dhe emblemat e tyre zyrtare, duke shënuar ndeshjen që do të përcaktojë kampionen e botës.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, në Doodle-n e publikuar në faqen kryesore të motorit të kërkimit, dy shkronjat “oo” të logos së Google janë zëvendësuar nga një top futbolli dhe stemat e Argjentinës dhe Spanjës, ndërsa grafika shoqërohet me mesazhin që i dedikohet finales së Kupës së Botës FIFA 2026.
Ky nuk është i vetmi homazh i Google për turneun. Gjatë gjithë Kampionatit Botëror, kompania ka publikuar dhjetëra Doodle me tematikë futbolli, duke i kushtuar ilustrime të veçanta ndeshjeve të ekipeve pjesëmarrëse. Për Argjentinën dhe Spanjën, Google kishte krijuar më herët Doodle të dedikuara për ditët e ndeshjeve të tyre, ndërsa finalja është kurorëzuar me një dizajn të posaçëm që feston përballjen për trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror.
Lexo edhe
LIFESTYLE
Horoskopi për ditën e sotme, 19 Korrik 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Korrik 2026

Kinemaja botërore në zi! Ndahet nga jeta aktorja e rolit ikonik tek “I Vetëm në Shtëpi”

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Korrik 2026

Pse Ozempic po 'shkatërron' industrinë e fustaneve të nusërisë?

E rritur në jetimore, 18-vjeçarja u detyrua të prostituohej dhe u drogua: Bëja video por*ografike për 50 euro

Horoskopi për ditën e sotme, 15 korrik 2026





