VIDEO/ Grabitje si në filma, hajdutët “zbrazin” kamionin me pula në lëvizje

Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në Egjipt, ku një grup personash arriti të vidhte 105 kilogramë mish pule të ngrirë nga një kamion në lëvizje.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një automjet tip “pick-up” që afrohet shumë pranë pjesës së pasme të kamionit. Një prej personave hipën në pjesën e përparme të automjetit, arrin të hapë derën e rimorkios dhe nis të marrë kutitë me mish pule, ndërsa të dy mjetet vazhdojnë të lëvizin.
Kutitë kalohen njëra pas tjetrës në automjetin që ndiqte kamionin. Pas përfundimit të grabitjes, autorët largohen, ndërsa drejtuesi i kamionit vijon rrugën.
Shoferi deklaroi se nuk e kishte kuptuar grabitjen në momentin kur po ndodhte. Kamioni transportonte rreth katër tonë mish pule nga një fabrikë dhe vetëm më vonë u konstatua se nga ngarkesa mungonin 105 kilogramë.
Pamjet e ngjarjes u përhapën në rrjetet sociale dhe autoritetet egjiptiane nisën hetimet për identifikimin e personave të përfshirë.
Ministria e Brendshme e Egjiptit njoftoi se policia identifikoi gjashtë të dyshuar, të cilët sipas autoriteteve kishin precedentë penalë.
Gjatë operacionit për kapjen e tyre pati një shkëmbim zjarri mes policisë dhe të dyshuarve. Autoritetet njoftuan se tre prej tyre u vranë, ndërsa tre të tjerë u arrestuan.
Policia sekuestroi gjithashtu armë dhe automjetin që dyshohet se u përdor për grabitjen.
WATCH: Thieves steal 105 kg of chicken from a speeding truck in Cairo in a bizarre Fast & Furious-style heist. pic.twitter.com/NQkiubIM30
— Clash Report (@clashreport) August 28, 2026
Lexo edhe
LIFESTYLE
Grabitet gjerdani me 673 diamante me vlerë 4.3 milionë dollarë

Keni lëkurë të thatë? Ja si të zgjidhni fondatinën që nuk krijon efektin “maskë”

Horoskopi/ Transformohet një marrëdhënie në jetën tuaj, kjo shenjë do të has provokime. Debatet nuk do të mungojnë

VIDEO/ Rrufeja godet Kullën ikonike të Sahatit në Mekë, momenti spektakolar bëhet viral

Gruaja hap kasafortën e burrit të saj të ndjerë, gjobitet me 1 mijë euro





