Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
LIFESTYLE

Gruaja që për 12 vite shkonte në stacionin e metrosë për të dëgjuar zërin e bashkëshortit të ndjerë

P
Piranjat21 August 2026, 20:28 · 2 min lexim
Gruaja që për 12 vite shkonte në stacionin e metrosë

Humbja e bashkëshortit është një nga përvojat më të vështira dhe më të dhimbshme të jetës. Secili e përjeton dhe e përballon ndryshe dhimbjen e humbjes, ndërsa për Margaret McCollum, londineze, një mënyrë për ta ndier pranë bashkëshortin e ndjerë është bërë pjesë e përditshmërisë së saj.

Për më shumë se 12 vite, Margaret shkonte çdo ditë në stacionin Embankment të metrosë së Londrës. Arsyeja është e veçantë: aty ajo mund të dëgjonte ende zërin e bashkëshortit të saj, Oswald Laurence, i cili ndërroi jetë në vitin 2007.

Për vite me radhë, Oswald ishte zëri i frazës ikonike “Mind the Gap”, paralajmërimi që dëgjohet në metronë londineze për të treguar kujdes ndaj hapësirës mes platformës dhe trenit.

Në vitin 2012, njoftimi zanor u zëvendësua me një sistem dixhital në shumicën e stacioneve.

Por në Embankment, stacionin më të afërt me shtëpinë e Margaret, regjistrimi i zërit të Oswald vazhdoi të dëgjohej.

Kështu, çdo ditë Margaret kthehej aty për të dëgjuar edhe një herë zërin e njeriut që ka dashur. Për të, ai tingull është më shumë se një njoftim në metro: është një mënyrë e vogël për ta ndier ende pranë bashkëshortin e saj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.