Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Suli, Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë dënon me burg përjetë autorin
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...
Në fjalën e saj në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, deputetja e PD, Albana Vokshi ka ngritur me tone të forta &cce...
Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me konfliktin mes GJKKO dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, duke pr...

Heqja dorë nga sheqeri i shtuar për disa javë mund të sjellë ndryshime të dukshme në energji, oreks dhe mirëqenie mendore. Kjo është përfundimi i një eksperimenti personal të gazetares së shëndetit në BBC, Melissa Hogenboom, e cila vendosi të mos konsumojë asnjë formë sheqeri për gjashtë javë.
Ajo pranon se, megjithëse ushqehej relativisht shëndetshëm, konsumonte çdo ditë ëmbëlsira.
“Mbikonsumimi i sheqerit është jashtëzakonisht i zakonshëm në dietat moderne dhe gjendet shumë shpesh te produktet që përmbajnë edhe aditivë të shumtë”, shkruan ajo në artikullin e saj në BBC.
Sheqeri më i përhapur nga sa mendohet
Gjatë eksperimentit, gazetarja zbuloi se shmangia e sheqerit ishte më e vështirë nga sa pritej. Ai gjendet edhe në ushqime të papritura si sanduiçë, ushqime të gatshme apo buka e zakonshme.
Sipas udhëzimeve ushqimore në SHBA, rekomandohet më pak se 50 gramë sheqer në ditë, ndërsa në Britani rreth 30 gramë. Megjithatë, konsumi real shpesh i tejkalon këto kufij.
“Ne dalim nga barku i nënës duke na pëlqyer shijet e ëmbla, është pjesë e qumështit të nënës në ato ditë të para kur supozohet të shtosh shumë në peshë. Problemi jemi bërë shumë të mirë në ofrimin e ëmbëlsisë me çmim shumë të ulët”, pohoi Ashley Gearhardt, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin e Miçiganit.
Hulumtimet tregojnë se konsumimi i shpeshtë i sheqerit rrit shpejt nivelin e glukozës në gjak dhe, nëse ndodh vazhdimisht, mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës dhe rrezik për diabet të tipit 2. Dietat e pasura me sheqer lidhen gjithashtu me obezitetin, inflamacionin dhe probleme të shëndetit mendor.
“Sëmundjet që lidhen me dietën, si diabeti, tani po vrasin njerëz përtej alkoolit dhe ushqimi i pashëndetshëm po konkurron me duhanin për t’u bërë substanca më vdekjeprurëse në botë”, thotë Gearhardt.
Sipas ekspertit të dëmeve të konsumimit të sheqerit, Robert Lustig, fruktoza dëmton mitokondritë dhe ul energjinë, duke shkaktuar lodhje dhe irritim.
Ndërsa dietologia dhe profesoresha e asociuar e shëndetit dhe mirëqenies në Universitetin Binghamton në SHBA, Lina Begdache thekson se sheqeri mund të ndikojë në tru në mënyrë të ngjashme me substancat që krijojnë varësi.
“Kur hamë sheqer, aktivizohet sistemi i shpërblimit në tru dhe rritet dopamina”, shpjegoi ajo.
Ditët e para: dëshira të forta
Në fillim, heqja dorë nga sheqeri nuk ishte e lehtë. Gazetarja përjetoi dëshira të forta, sidomos në evente sociale. Kjo, sipas ekspertëve, lidhet me efektin “varësues” që sheqeri mund të krijojë.
Megjithatë, pas disa ditësh, trupi fillon të përshtatet. “Shijet ripërshtaten dhe bëhen më të ndjeshme ndaj ëmbëlsisë natyrale”, shpjegon Gearhardt.
Pas disa javësh: më pak dëshira dhe më shumë energji
Rreth javës së tretë, dëshira e saj për ëmbëlsira filloi të zbehej. Snack-et u zëvendësuan me alternativa më të shëndetshme si fruta, arra dhe ullinj.
“Pragu për të ndjerë ëmbëlsinë ulet ndjeshëm, kështu që nuk ke më nevojë për shumë sheqer”, pohon dietologia Dalia Perelman.
Çfarë ndodh kur rikthehet sheqeri?
Pas gjashtë javësh, rikthimi në konsumimin e një ëmbëlsire nuk rezultoi aq i këndshëm sa më parë.
“Kur më në fund rifillova të përdor pak sheqer në formën e një biskote me tre copëza çokollate nuk kisha aspak dëshirë ta haja. E detyrova veten për qëllimet e këtij artikulli të shihja se si do të reagonte trupi im. Kishte shije shumë të ëmbël dhe shijoja më shumë sheqer sesa çokollatë. Ndjeva edhe një rënie të energjisë, dhe menjëherë pas kësaj bëra një sy gjumë në mes të pasdites. Ajo ëmbëlsirë që haja rregullisht nuk ishte më një ëmbëlsirë. E ndalova pas disa kafshatave”, deklaroi gazetarja pas eksperimentit të saj.
Ajo vendosi të mos rikthehet në konsum të përditshëm, por ta kufizojë vetëm në fundjavë.
Një studim shkencor i publikuar në revistën “Scientific Reports” tregoi se disa qen të rrallë kanë aftësi t&eum...
Sipas studimeve në fushën e psikologjisë dhe mirëqenies, marrja e 2 deri në 3 pushimeve gjatë vitit ndihmon ndjeshëm në...
Në një kohë kur shumë çifte përballen me monotoninë dhe humbjen e shkëndijës në marrëdhënie, nj&...
Në një kohë ku njerëzit jetojnë mes presionit social, krahasimeve dhe zhurmës së vazhdueshme të rrjeteve sociale, gjithn...
Kur bashkëshorti i Pam Cronrath, Bill, vdiq vitin e kaluar, pas gati 60 vitesh martesë, ajo e dinte çfarë donte të bënte, por jo...
Për t’u ndjerë më mirë, shikoni disa këshilla për të zvogëluar konsumin e sheqerit të përpunuar. Sheqer...
♈ DashiSot ke energji të fortë dhe dëshirë për të vepruar shpejt. Një vendim i rëndësishëm mund të dal&eu...
Shpesh fëmijëria apo vitet e hershme të jetës luajnë rol të rëndësishëm në formimin e karakterit të njer&...
Aspirina , një nga ilaçet më të njohura dhe më të përdorura gjerësisht në botë, duket se nuk kufizohet ...
Dashi Ndërsa vitet kalojnë, tërhiqesh gjithnjë e më shumë nga çështjet shpirtërore. Nuk ka të bëjë...