Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
LIFESTYLE

Horoskopi/ Një shenjë tërheq vëmendjen kudo, një tjetër merr një vendim të rëndësishëm

P
Piranjat12 September 2026, 07:58 · 6 min lexim
Horoskopi/ Një shenjë tërheq vëmendjen kudo, një

Dashi

Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të treguar superioritetin tuaj ndaj disa personave. Duhet të bazoheni tek shpirti i skuadrës dhe të jepni maksimumin nga vetja juaj për t’ia dalë mbarë. Bëni mirë të konsultoheni me partnerët tuaj në punë, përpara se të ndërmerrni vendime të rëndësishme.

Demi

Axhenda juaj do të jetë tejet e zënë me aktivitete gjatë kësaj dite. Nëse do të konfliktoheni me disa persona për shkak të ideve tuaja të ndryshme, bëni mirë të ruani qetësinë dhe të mbroni me argumente e detaje idetë tuaja. Tregohuni të kujdesshëm në lidhje me shëndetin.

Binjakët 

Do t’ju jepet një mundësi shumë e mirë për të realizuar planet dhe idetë tuaja. Askush nuk do të jetë duke ju vëzhguar apo duke monitoruar punën tuaj, ndaj përfitoni nga kjo liri për të përfunduar siç ju dëshironi, disa ide që i keni menduar prej një kohe të gjatë.

Gaforrja 

Duhet të shndërroheni në bashkëpunëtorë aktivë për të zgjidhur disa probleme në mjedisin familjar. Pregatituni për të marrë kontroll të plotë në lidhje me disa çështje, ku përveç se duhet të jepni mendimin tuaj, njëkohësisht duhet të tregoheni bashkëpunues për pranimin e ideve që të tjerët do të japin.

Luani 

Nëse nuk jeni përtacë dhe nëse e dini shumë mirë se çfarë ju duhet e se cilat janë qëllimet tuaja, bëni mirë ti futeni punës gjatë kësaj dite, pasi do t’ju krijohen shumë mundësi për të kthyer ëndrrat në realitet. Është një ditë shumë e mirë për të bërë marrëveshje me të tjerët dhe për të rritur të ardhurat tuaja. Përdorni aftësitë që keni dhe tregohuni të zgjuar.

Virgjëresha 

Gjatë gjithë ditës do të ndieni nevojën për të kryer një punë që për ju është shumë e rëndësishme. Mund të jetë një aktivitet ose diçka tjetër, të cilën ju e keni si qëllim parësor. Do t’ju kërkohet të bashkëveproni me një person për të rritur të ardhurat tuaja në aspektin financiar dhe monetar. Mos ndërmerrni iniciative të rëndësishme, nëse e dini se ka rreziqe specifike.

Peshorja 

Kjo nuk është dita gjatë së cilës ju duhet të ndiheni të lodhur. Do të jetë një ditë shumë e suksesshme për të gjithë personat e kësaj shenje, veçanërisht për ata që merren me transporte apo marrëdhënie tregtare. Do të tregoni interes të  veçantë për disa çështje të reja pune.

Akrepi 

Rrethanat e kësaj dite sot ë kërkojnë që ju të veproni në mënyrë të menjëhershme, të matur dhe të fshehtë. Mund të tregoni interes në sferat që kanë lidhje me median apo komunikimin në tërësi. Mos u nxitoni tu tregoni planet tuaja për të ardhme disa personave.

Shigjetari 

Shtyrja e realizimit të një projekti nga ana e disa bashkëpunëtorëve tuaj mund të sjellë mjaft gëzim dhe lumturi për ju gjatë kësaj dite. Do të keni kohë të takoni disa kolegë dhe të konsultoheni me ta për disa çështje interesante. Jepini zgjidhje sa më parë një problemi të rëndësishëm.

Bricjapi 

Do të dalë në pah në konflikt i vjetër. Mundohuni të anashkaloni çdo situatë të papëlqyeshme dhe të tregoni vendosmërinë tuaj në çdo aspekt. Mos u përkulni përpara të tjerëve vetëm e vetëm për të mbajtur disa marrëdhënie të mira. Nëse do t’ju duhet të nënshkruani një marrëveshje të rëndësishme, do të hasni disa keqkuptime dhe mendime të ndryshme me kolegët tuaj.

Ujori 

Është më shumë e rëndësishme të veproni se sa të flisni më kot gjatë kësaj dite. Do të keni gjithë rrugët e hapura për të vepruar, ndaj mos i nxirrni vetes probleme të kota. Ju do të zgjidhni të punoni në disa projekte interesante, të cilat ju kanë tërhequr edhe më parë. Mundohuni ti kushtoni vëmendje edhe ambientit familjar.

Peshqit 

Nuk këshillohet të nisni ditën me probleme apo konflikte me ata që ju rrethojnë. Nëse është e nevojshme, bashkëpunoni me disa kolegë dhe diskutoni me ta se cilat do të ishin rrugët më të mira për të lehtësuar veten tuaj, në lidhje me një çështje të rëndësishme në punë. Tregoni kujdes me shëndetin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.