FoxNews: Goditje nga Washingtoni për qeverinë Rama, kongresmenët kërkojnë kufizime vizash për zyrtarët e korruptuar
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...

Në dekadat e fundit, është vënë re një rritje e shpejtë e rasteve të kancerit të zorrës së trashë, madje edhe tek personat nën 50 vjeç.
Shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë shkaqet pas kësaj rritjeje. Obesiteti në rritje, i lidhur me zakonet e ushqyerjes moderne dhe konsumimin e ushqimeve të përpunuara, duket se luan një rol të rëndësishëm në shfaqjen e këtyre rasteve të reja.
Studiues nga Salk Institute dhe UC San Diego kanë zbuluar, duke studiuar tek minjtë, se një dietë e pasur me yndyra mund të ndryshojë bakteret e zorrëve, duke modifikuar acidet biliare dhe duke rritur kështu rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë.
Grupi i studiuesve gjeti nivele të larta të baktereve të caktuara të zorrëve tek minjtë që ndiqnin dieta të pasura me yndyra. Këto baktere ndryshonin përbërjen e acidit biliar, duke shkaktuar inflamacion dhe duke ndikuar në ritmin e riprodhimit të qelizave staminale të zorrëve.
Acidet biliare prodhohen nga mëlçia dhe përdoren nga zorra për tretjen e ushqimit dhe absorbimin e kolesterolit, yndyrnave dhe lëndëve ushqyese. Në vitin 2019, ekipi realizoi një studim tek minjtë, që tregoi se dietat e pasura me yndyra rrisnin nivelet totale të acidit biliar. Ky ndryshim “bllokonte” receptorin Farnesoid X (FXR), një proteinë kyçe e zorrës, duke rritur prevalencën e kancerit.
Në studimin e ri, ekipi bashkëpunoi me laboratorë për të analizuar mikrobiomet dhe metabolomet — koleksione molekulash të krijuara nga dieta dhe bakteret — tek kafshët që ndiqnin dieta të pasura me yndyra. Minjtë e studimit kishin një mutacion gjenetik që i bënte më të ndjeshëm ndaj zhvillimit të tumoreve në zorrë.
Shkencëtarët zbuluan se, edhe pse minjtë që ushqeheshin me yndyra kishin më shumë acide biliare, këto kishin një diversitet të ulët dhe një prevalencë më të lartë të acideve të modifikuara, të cilat reduktonin shumimin e qelizave staminale të zorrëve. Kur këto qeliza nuk riprodhohen shpesh, ato mund të akumullojnë mutacione, duke favorizuar zhvillimin e kancerit.
U vu re gjithashtu një ndryshim i dukshëm në mikrobiomën e minjve me dieta të pasura me yndyra: komunitetet bakteriale ishin më pak të ndryshme dhe përbëheshin nga baktere të ndryshme nga minjtë me dieta normale. Dy nga këto baktere, Ileibacterium valens dhe Ruminococcus gnavus, ishin përgjegjëse për prodhimin e acideve të modifikuara.
Për habinë e studiuesve, dieta e pasur me yndyra kishte një ndikim më të madh mbi mikrobiomën dhe acidet biliare të modifikuara sesa mutacioni gjenetik që e bënte minjin më të prirur ndaj kancerit.
“Tretja e ekuilibruar e mikrobiomës varet nga dieta. Tani zbulohet se ndryshimet në mikrobiomën e zorrëve mund të favorizojnë kancerin. Identifikuam mënyrën se si një dietë e pasur me yndyra ndryshon mikrobiomën dhe modifikon rezervuarin e acidit biliar, duke e vendosur zorrën në një gjendje inflamatore që lidhet me sëmundje,” ka thënë një studiues.
Studiuesit besojnë se dietat e pasura me yndyra ndryshojnë përbërjen e mikrobiomës, duke stimuluar zhvillimin e baktereve si I. valens dhe R. gnavus, që rrisin nivelin e acideve të modifikuara. Ky proces krijon një cikël të vicioz, duke përforcuar inflamacionin dhe duke ndryshuar më tej përbërjen bakteriale të zorrëve.
Ky zbulim hap rrugë të reja për parandalimin e kancerit. Kur e dimë problemin, kemi një ide shumë më të qartë se si ta shmangim, thanë shkencëtarët.
Triliona mikrobe që jetojnë në zorrën e njeriut njihen gjithnjë e më shumë si partnerë të rëndësish&eum...
Një zakon shumë i thjeshtë prej vetëm 10 minutash në ditë mund të bëjë diferencë të madhe për sh&e...
Disa përbërës të zakonshëm mund të kenë efekte të fuqishme pozitive në shëndetin tonë. Ja disa për...
DASHI Kaq shumë energji! Por kini kujdes: sot nuk keni pse të nxitoheni, duhet të synoni me kujdes. Ka një situatë që ju shtyn ...
Fotot ku pozon pranë një avion luftarak F-22 Raptor, me uniformën ushtarake në shkretëtirë, ose shoqëron Donald Trump në...
Thuhet shpesh se nuk ke një mundësi të dytë për të bërë përshtypjen e parë, dhe psikologët e konfirmojn...
Dashi Vetëbesimi juaj i përgjithshëm do t’ju sjellë shumë pikë sot. Stili juaj origjinal mund të jetë paksa i te...
Mund të jetë lloji më i keq i identitetit të gabuar, të ngatërrohesh me Jeffrey Epstein. Një burrë nga Florida po flet ...
Lola Daifa nga Greqia pa vathët që i ishin vjedhur duke u nxjerrë në ankand drejtpërdrejt në televizion nga galeria e George ...
Një transformim i jashtëzakonshëm estetik ka bërë xhiron e rrjetit, duke lënë miliona njerëz pa fjalë. Një gru...