Kiara Tito zbulon profesionin që do të kishte nëse nuk do të ishte moderatore

Kiara Tito ka zbuluar se çfarë profesioni do të zgjidhte nëse nuk do të ishte marrë me moderim, duke surprizuar ndjekësit me përgjigjen e saj.
Moderatorja zhvilloi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në Instagram, të cilët i drejtuan pyetje të ndryshme për jetën e saj personale dhe profesionale.
Një prej ndjekësve e pyeti: “Po mos të ishe moderatore, çfarë profesioni do kishe?”
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” u përgjigj me humor, duke zbuluar se pasioni për ilaçet do ta kishte orientuar drejt një profesioni krejt tjetër.
“Duke parë pasionin tim për ilaçet, do isha farmaciste”, shkroi Kiara në Instastory, duke e shoqëruar përgjigjen me një emoji duke qeshur.

Përgjigjja e saj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët u njohën me një tjetër dëshirë profesionale të moderatores përtej ekranit televiziv.
Lexo edhe
LIFESTYLE
Ylli i “American Pie” fiton mbi 1 milion dollarë në OnlyFans në vetëm nëntë ditë

Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Çfarë është mirë të pini sapo zgjoheni?

Yjet ndryshojnë gjithçka këtë vjeshtë/ 3 shenjat që mund të marrin vendimin që u ndryshon drejtimin e jetës

Eurovision 2027 do të “ndezë” brigjet e Detit të Zi, cili është qyteti i Bullgarisë që do të mirëpresë spektaklin muzikor





