Kozmetikoreksia, trendi i rrezikshëm që po fikson fëmijët pas bukurisë perfekte!

Një trend i ri që po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale po shqetëson gjithnjë e më shumë dermatologët dhe psikologët. Quhet kozmetikoreksi dhe përshkruan fiksimin e fëmijëve dhe adoleshentëve me produktet e bukurisë, rutinat e kujdesit për lëkurën dhe kërkimin e një pamjeje “perfekte” që në moshë shumë të hershme.
Një nga shembujt më të njohur është 13-vjeçarja Ellie-May, e cila ka grumbulluar më shumë se 330 mijë ndjekës në TikTok duke ndarë rutinat e saj të kujdesit për lëkurën dhe videot e grimit. Nëna e saj, Sophie, ka deklaruar për BBC se aktiviteti i vajzës në rrjetet sociale sjell mbi 50 mijë paund të ardhura në vit.
Por ndërsa suksesi i saj online mund të duket mbresëlënës, ekspertët paralajmërojnë se fenomeni po krijon probleme serioze për shëndetin fizik dhe emocional të fëmijëve.
Fenomeni lidhet ngushtë me trendin e njohur si “Sephora Kids”, ku paraadoleshentët dhe adoleshentët shpenzojnë shuma të konsiderueshme për produkte të kujdesit të lëkurës që zakonisht janë krijuar për të rriturit. Dermatologia britanike Dr. Jean Ayer, tregon se po sheh gjithnjë e më shumë fëmijë që përdorin serume, tonikë, pastrues dhe produkte kundër plakjes.
Lexo edhe
LIFESTYLE
VIDEO/ Për herë të parë në historinë e BE-së, një foshnjë merr pjesë në takimin e ministrave në Luksemburg!

Kafeja më e shtrenjtë në botë nga jashtëqitja e kësaj maceje po “gatuan” pandeminë e ardhshme

"Mundësi të reja do vijnë për ju", horoskopi për ditën e sotme, 27 qershor 2026

VIDEO nga momenti/ 50.000 euro për “kokën” e një qeni!

19-vjeçarja ankohet në polici: Kolegu më përdhunoi! U zgjova në shtëpinë e tij vetëm me të brendshme

Studimi zbulon se njerëzit që hanë këtë ushqim të zakonshëm mund të rrisin rrezikun e kancerit me 50%

Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Alarm në Fier/ Gjarpri futet në një biznes, panik te punonjësit dhe qytetarët





