LIFESTYLE

Kulti i trupit perfekt, Vatikani thotë "jo". Ja pse

Piranjat Përditësimi i fundit 5 March 2026, 17:21
Kulti i trupit perfekt, Vatikani thotë "jo". Ja pse

“Dëshirohet një trup i përsosur, ndërsa ëndërrohet të iket nga trupi konkret dhe nga kufizimet e tij.” Këtë alarm e jep Komisioni Teologjik Ndërkombëtar, në një dokument të miratuar nga Papa Leone XIV, i cili paralajmëron për përdorimin e barnave dhe kirurgjisë me qëllime thjesht estetike. Trupi i njeriut, thuhet në dokument, nuk duhet të reduktohet “në një material biologjik për t’u riformuar sipas dëshirës” për të fshehur shenjat e kohës apo ndonjë të metë të vogël.

Por kulti i bukurisë, i përsosmërisë së trupit dhe “kërkimi i dëshpëruar për një figurë perfekte, që të mbetet gjithmonë në formë, e re dhe e bukur” shumë shpesh bëhen një obsesion i vërtetë, që arrin të ndikojë në marrëdhënien e secilit prej nesh me veten, me realitetin dhe me të tjerët. Me një kosto: jo vetëm ekonomike, por edhe – dhe ndoshta mbi të gjitha – psikologjike dhe shoqërore.

Komenti i Kishës

“Në këtë dinamikë – thekson dokumenti i teologëve – nuk është më e nevojshme të pranosh trupin tënd për të realizuar identitetin tënd. Ai mund të transformohet sipas shijeve të momentit. Krijohet kështu një situatë e çuditshme: trupi ideal lavdërohet, kërkohet dhe kultivohet, ndërsa trupi real nuk dashurohet vërtet, sepse konsiderohet burim kufizimesh, lodhjeje dhe plakjeje.”

Sidomos në Perëndim – thuhet në dokumentin “Quo vadis, humanitas? Të mendosh antropologjinë e krishterë përballë disa skenarëve mbi të ardhmen e njeriut” – “përparimet e kirurgjisë estetike, të kombinuara me farmakologjinë (trajtime hormonale, substanca që rrisin emocionet ose përqendrimin) ofrojnë mjete që ndryshojnë shumë marrëdhënien me trupin e vet dhe, rrjedhimisht, me realitetin dhe me të tjerët. Nga kjo lind një ‘kult i trupit’ i përhapur, që synon kërkimin e ethshëm të një figure perfekte, që të mbetet gjithmonë në formë, e re dhe e bukur”.

Teologët, megjithatë, theksojnë rëndësinë e zhvillimit dhe përparimit, por paralajmërojnë kundër idealizimit dhe kultit të përsosmërisë dhe bukurisë: “Duhet të vlerësohen përfitimet e dukshme për shëndetin dhe mirëqenien e shumë shtresave të popullsisë”, të arritura falë zhvillimit të bioteknologjisë, neuroshkencave dhe hartëzimit të ADN-së, së bashku me përparimet në fushën farmakologjike dhe të robotikës (cyborg).

Për shembull, “fushatat e parandalimit, diagnozat e hershme, llogaritja e rreziqeve të terapive të ndryshme apo e efekteve anësore të barnave në organizëm kanë përmirësuar shumë mundësitë e ndërhyrjes së mjekësisë dhe, rrjedhimisht, shëndetin publik”, thekson dokumenti.

Megjithatë, trupi nuk mund të reduktohet në një “material biologjik për t’u fuqizuar, transformuar apo riformuar sipas dëshirës, me ëndrrën për të arritur kushte ekzistence që shmangin dhimbjen, plakjen dhe vdekjen.” /PiranjatNews/

 

Artikuj te sugjeruar

LIFESTYLE 5 March14:57

Si zgjidhet një Dalai Lama?

Dalai Lama, udhëheqësi shpirtëror i budizmit tibetian, besohet se është rimishërimi i një vargu të gjatë qeniesh ...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?