Sa shpesh i lani dhëmbët? Sipas ekspertëve, frekuenca ideale është 3 herë në ditë, së bashku me vizitat e rregullta te dentisti, nëse duam të zvogëlojmë rrezikun e më shumë se 50 sëmundjeve të rënda, duke përfshirë demencën dhe artritin.
Prej kohësh dihet që shëndeti oral ndikon në mirëqenien tonë të përgjithshme , me hulumtime të mëparshme që lidhin përhapjen e baktereve nga sëmundjet orale me sëmundjen e Alzheimerit, kancerin, sëmundjet kardiovaskulare, diabetin dhe të tjera.
Një panel ekspertësh theksoi rëndësinë e kësaj çështjeje në konferencën vjetore të Shoqatës Amerikane për Avancimin e Shkencës (AAAS), të mbajtur javën e kaluar në Arizona, Shtetet e Bashkuara.
“Tani besojmë se ruajtja e shëndetit dentar mund të shoqërohet me një rrezik të reduktuar të më shumë se 50 sëmundjeve sistemike ”, tha Dr. Alpdogan Kantarci, profesor në Shkollën e Stomatologjisë të Universitetit të Minesotës. “Hulumtimet tani tregojnë se tek njerëzit me sëmundje të lehta, ata që lajnë dhe kujdesen për dhëmbët e tyre ose vizitojnë dentistin për pastrime të specializuara tregojnë performancë shumë më të mirë njohëse”, vazhdoi ai.
Fajtori kryesor
Dr. Kantarci theksoi periodontitin, një formë agresive të sëmundjes së mishrave të dhëmbëve, si një faktor kyç rreziku për zhvillimin e sëmundjeve të tilla si artriti reumatoid dhe demenca. Kur bakteret nga sëmundjet orale hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe në tru, ato shkaktojnë inflamacion kronik. Kjo mund të shkaktojë që sistemi imunitar të sulmojë nyjet dhe të përshpejtojë formimin e pllakave, të cilat prishin neurotransmetuesit dhe çojnë në rënie njohëse. Megjithatë, nuk ka studime që të vërtetojnë se sëmundja e mishrave të dhëmbëve shkakton demencë ose artrit.
Cili vend evropian nuk i lan dhëmbët aq shpesh?
Edhe pse Mbretëria e Bashkuar ka reputacion për higjienë të dobët orale, shumë vende të tjera evropiane ende përballen me probleme me shëndetin dentar. Një studim i vitit 2022 zbuloi se Norvegjia është vendi me ndërgjegjësimin më të lartë për shëndetin dentar, ndërsa Serbia renditet e fundit së bashku me Letoninë dhe Poloninë. Sa i përket vizitave te dentisti, Holanda renditet e para, ndërsa Portugalia, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar kishin normat më të ulëta të frekuentimit.
Një përzierje komplekse faktorësh socio-ekonomikë është përgjegjëse për këtë pabarazi, me kosto të larta, lista të gjata pritjeje dhe distanca që krijojnë pengesa në akses. Të moshuarit janë më të prekurit, me banorët e BE-së të moshës 65 vjeç e lart që raportojnë norma më të larta të nevojave të paplotësuara dentare krahasuar me ata të moshës 16-44 vjeç, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024.
Sipas të njëjtit studim, Greqi është kampione evropiane në higjienën e dobët orale, pasi dështimi për të mbuluar nevojat dentare nga sistemi publik i shëndetit e sjell Greqinë në krye të problemit.
Dieta është pjesë e problemit
Duke iu referuar epidemisë së obezitetit në Mbretërinë e Bashkuar, Dr. Kantarci tha se mbështetja e botës perëndimore në ushqime ultra të përpunuara është gjithashtu fajtore për përkeqësimin e shëndetit dentar: "Ne mendojmë se bota perëndimore ka qasje më të mirë në kujdesin oral, por do të habiteni kur të shihni se të gjitha ushqimet e përpunuara, mungesa e ushtrimeve, obeziteti e kështu me radhë - faktorë që na predispozojnë shumë më tepër se kudo tjetër në botë."
Sondazhi më i fundit i Shëndetit Oral tek të Rriturit (AOHS) raportoi se 41% e banorëve të Mbretërisë së Bashkuar kishin prishje të dhëmbëve, një rritje e konsiderueshme nga 28% në vitin 2009. Pothuajse gjysma e të anketuarve thanë gjithashtu se gjendja e dhëmbëve të tyre ndikon ndjeshëm në jetën e tyre të përditshme.
Dr. Kantarci rekomandoi që njerëzit t’i japin përparësi larjes së dhëmbëve para gjumit dhe pasi të kenë ngrënë diçka të ëmbël. Ai gjithashtu sugjeroi përdorimin e një furçe dhëmbësh elektrike dhe pastrimin e gjuhës, e cila mund të përmbajë po aq shumë baktere. "Përgjigja është shumë e qartë: duhet të përmirësojmë ndërgjegjësimin për shëndetin oral në lidhje me shëndetin e përgjithshëm", përfundoi ai. /PiranjatNews/
Artikuj te sugjeruar
LIFESTYLE
25 February20:45
Studiuesit e Harvardit zbuluan tre sekretet për një jetë të mirë
Shkencëtarëve të Harvardit iu deshën tridhjetë e tre vjet për të zbuluar sekretin e një jete të mirë dhe t&eum...
LIFESTYLE
25 February14:44
Kontraceptiv për pëllumbat: Nisma e re e Polonisë për kontrollin e mbipopullimit
Qyteti jugor i Polonisë, Krakow, ka nisur një program pilot për të kontrolluar popullsinë në rritje të pëllumbave duke...
LIFESTYLE
25 February14:43
Shkencëtarët rikrijuan momentet e para pas Big Bengut dhe gjetën diçka mbresëlënëse
Përplasjet e rënda të bërthamave në Përplasësin e Madh të Hadroneve (LHC) në CERN kanë zbuluar për her&...
LIFESTYLE
25 February14:19
Për këto shenja të zodiakut, shkurti po mbyllet në mënyrë episodike
Muaji i fundit i dimrit sjell vibrime intensive astrologjike dhe disa shenja të zodiakut duket se po hyjnë në syrin e stuhisë. Energjia &e...
LIFESTYLE
25 February11:18
Si 'komunikojnë' pemët e akacies në Afrikë për të shpëtuar veten nga kafshët që kullosin
Pemët e akacies në Afrikë lëshojnë etilen kur kërcënohen nga barngrënësit, duke i paralajmëruar pemët f...
LIFESTYLE
25 February08:03
Pesë sekrete nga stili mesdhetar i jetesës për shëndet e mirëqenie
Mënyra mesdhetare e jetesës, jo vetëm dieta, është një nga çelësat kryesorë për jetë të gjat&eum...
LIFESTYLE
25 February07:13
Horoskopi/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë
Dashi
Dielli, Venusi dhe Mërkuri do të kenë ndikim mjaft të favorshëm në shenjën tuaj. Mjaft pozitive shihen edhe projekte...
LIFESTYLE
24 February23:03
VIDEO/ Kojota ndjek pas 3-vjeçarin në oborrin e shtëpisë
Ky është momenti i tmerrshëm kur një djalë i vogël mbeti duke ikur për të shpëtuar jetën nga një kojot ja...
LIFESTYLE
24 February23:03
Preku botën pasi u braktis nga nëna, Punch bëhet VIP
Pas videos virale që pushtoi rrjetet sociale, majmuni i vogël i quajtur Punch është kthyer në një fenomen të vërtetë...
LIFESTYLE
24 February20:48
Sëmundja e Alzheimerit: Dieta që “fshin” 18 vjet nga mendja dhe e rikthen atë në jetë
Perimet me gjethe jeshile, peshku, bishtajoret dhe vaji i ullirit nuk duhet të mungojnë në dietën e të moshuarve, në mënyr&eu...