Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat
LIFESTYLE

Majmuni terrorizon qytetin, 18 persona të plagosur dhe 40 shkolla mbyllen

P
Piranjat 7 August 2026, 18:15 · 1 min lexim
Majmuni terrorizon qytetin, 18 persona të plagosur dhe 40 shkolla mbyllen

Një majmun ka shkaktuar panik në një qytet të Indonezisë pasi sulmoi dhe plagosi 18 persona, mes tyre fëmijë dhe të moshuar.

Sipas autoriteteve lokale, deri tani janë regjistruar 19 sulme, ndërsa një prej personave është sulmuar dy herë.

Lajmin e konfirmoi për AFP kreu i shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit në Tembilahan, Junaid Ismail.

Disa prej viktimave kanë pësuar plagë të rënda dhe kanë pasur nevojë për më shumë se 10 qepje, ndërsa mjekët u kanë administruar edhe trajtim kundër tërbimit për shkak të rrezikut nga kafshimi i kafshës.

Majmuni u lokalizua dhe u kap të enjten nga autoritetet, pasi ishte bllokuar brenda zonës urbane.

Më pas kafsha u transportua në Pekanbaru, kryeqytetin e provincës Riau në ishullin Sumatra, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve nga agjencia përgjegjëse për mbrojtjen e faunës së egër.

Për shkak të frikës nga sulme të tjera, 40 shkolla në zonë u mbyllën të premten. Qindra nxënësve iu kërkua të zhvillonin mësimin online për tre ditë, deri në përfundimin e situatës së emergjencës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.