Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Opozita e bashkuar fiton Tiranën. Boçi: Kjo vlerë mund edhe të thellohet sepse premisat ekzistojnë Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari Erion Veliaj shtrohet në spital Dhuna qeveritare ndaj të miturve/ Zhupa kërkon mbledhje urgjente të Grupit Parlamentar 'Miqtë e Fëmijëve'... Elon Musk ironizon humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ndërhyrja ime me lazer hapës... Tensione të reja në Ngushticën e Hormuzit, Irani pretendon se katër cisterna nafte janë goditur nga mina de... Dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri, zbulohet identiteti i viktimës në Bulqizë Obama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshim Një shtet tradicionalisht i dominuar nga republikanët/ Marsha Blackburn zgjidhet guvernatorja e parë grua n... SHBA/ I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, zbulohet se e dënuara me vdekje vuan nga një formë ... AOC siguron mandatin e pestë në Kongresin amerikan, mposht shqiptarin Diam Hysenaj! Shpërthim me tritol në Lezhë, detajet e para
LIFESTYLE

Mushkonjat, turisti kërkon rimbursim nga hoteli

P
Piranjat 8 September 2026, 19:42 · 2 min lexim
Mushkonjat, turisti kërkon rimbursim nga hoteli

Një turist britanik që po kalonte pushimet në një hotel në Kretë është ankuar pasi u pickua nga mushkonjat dhe kërkoi kompensim, duke pretenduar se përvoja kishte ndikuar rëndë në gjendjen e tij psikologjike dhe i kishte “shkatërruar pushimet”.

Incidenti ndodhi rreth një muaj më parë në Hania dhe u trajtua nga këshilltari i deleguar i Rajonit të Kretës, Kyriakos Kotsoglou, i cili ka treguar edhe detaje nga ngjarja.

Pas incidentit, britaniku u largua menjëherë nga hoteli dhe i dërgoi një fotografi hotelit, ku shihej këmba e tij e mbuluar nga pickimet e mushkonjave. Në vijim, ai kërkoi që të merrej në konsideratë “një rimbursim i mundshëm, i pjesshëm ose i plotë, i parave që kishte paguar për qëndrimin në hotel”.

Turisti kërkoi gjithashtu që dhoma dhe dysheku ku kishte fjetur të kontrolloheshin nga një kompani e certifikuar shëndetësore, ndërsa rezultatet e kontrollit t'i dërgoheshin atij.

“Në këto raste, ne nuk e injorojmë kurrë kërkesën e mysafirit. Përkundrazi, e shqyrtojmë dhe i përgjigjemi menjëherë, me mirësjellje, pavarësisht nëse ai ka të drejtë apo jo. Çështja është të shmangim një zhvillim negativ që mund të dëmtojë imazhin e vendit dhe që mysafiri të ndiejë se e keni dëgjuar dhe respektuar”, tha Kotsoglou për mediat greke.

Sipas tij, pas marrjes së garancive me shkrim nga kompania se në dhomën ku kishte qëndruar turisti nuk ishte konstatuar asgjë e dyshimtë, si dhe pas përgjigjes së drejtorit menaxhues, britaniku e konsideroi çështjen të mbyllur.

Madje, pavarësisht incidentit, ai deklaroi se do të rikthehet për pushime në Kretë vitin e ardhshëm. /PiranjatNews/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.