Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit? Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa: Korrupsioni në Shqipëri mbetet sfidë reale A e keni kërcënuar Erion Veliajn? Rama i shmanget pyetjes: Zhurma të parëndësishme Francezët rikthehen sërish në rrugë! Deri në 700,000 protestues në marshime, angazhohen 70 mijë forca polic... Ngjarje e rëndë në Burrel, vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën “Veliaj është armik i partisë tani?”/ Ina Zhupa përplaset me socialistët: Mbaroj për letrat nga burgu ku ha... Ndryshon sërish çmimi i karburanteve ZYRTARE/ Kane rinovon me Bayern-in deri në 2029-n Seanca në GJKKO/ Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat e mia me avokatin në burg “Protestat masive shpërthyen kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes”/ Analiza e Ditmir Bushatit: Kërkesat e ... Gjeorgjia mund të humbasë regjimin e saj të udhëtimit pa viza me Bashkimin Evropian Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan, nga flakët digjet edhe një automjet tjetër
LIFESTYLE

Nëna zëvendësuese refuzon abortin e kërkuar nga prindërit biologjikë, çështja përfundon në gjykatë

P
Piranjat12 August 2026, 18:30 · 5 min lexim
Nëna zëvendësuese refuzon abortin e kërkuar nga

Një nënë zëvendësuese që refuzoi të kryente abortin, pavarësisht kërkesës së prindërve biologjikë, ka fituar një betejë të parë ligjore vetëm disa javë para datës së lindjes.

McKenna West, një infermiere nga Alaska, pritet të lindë më 2 shtator një djalë të quajtur Gabriel. Megjithatë, gjatë shtatzënisë, fetusi u diagnostikua me sindromën hipoplastike të zemrës së majtë (HLHS), një sëmundje e rrallë dhe serioze e lindur e zemrës, raporton New York Post.

Prindërit biologjikë të fëmijës, Nacine Gilkar dhe Omar Ahmed, nga Kalifornia, i kërkuan West të kryente një abort pas marrjes së diagnozës. Megjithatë, infermierja udhëtoi drejt Teksasit, ku, sipas ligjit të shtetit, ajo do të konsiderohet nëna biologjike e fetusit.

Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit, Ken Paxton, paraqiti një kërkesë në gjykatë, duke u bërë thirrje mjekëve që t'i ofrojnë Gabrielit kujdes mjekësor për shpëtimin e jetës pas lindjes dhe të parandalojnë transferimin e tij jashtë shtetit.

Gjykata e miratoi kërkesën, duke përcaktuar se pas lindjes së fëmijës duhet t'i ofrohet kujdesi i nevojshëm mjekësor për të mbështetur jetën dhe për ta stabilizuar atë, në pritje të një urdhri të mëtejshëm gjyqësor.

Në vendimin e saj, gjykata përcaktoi gjithashtu se askush nuk mund ta mohojë, pengojë apo vonojë këtë kujdes mjekësor. Po ashtu, deri në një vendim të mëtejshëm, fëmija nuk mund të largohet nga spitali ku po trajtohet dhe as nga territori i shtetit të Teksasit.

Avokatët e prindërve biologjikë nuk kanë bërë ende koment lidhur me këtë zhvillim dhe fitoren e parë ligjore të West.

“Çdo fëmijë në shtetin tonë meriton kujdes dhe mbrojtje”

“Gjykata mori vendimin e duhur, duke vepruar menjëherë për të mbrojtur jetën e foshnjës Gabriel dhe për të siguruar që ai të marrë kujdesin që meriton”, deklaroi Paxton pas vendimit të gjykatës.

“Zyra ime përdori çdo mjet në dispozicion për të mbrojtur jetën dhe ne nuk do të tërhiqemi nga përpjekjet tona për të vazhduar të mbështesim mirëqenien e foshnjës Gabriel. Çdo fëmijë në shtetin tonë meriton të kujdeset dhe të mbrohet, dhe pikërisht për këtë do të luftoj”, shtoi ai.

Diagnoza

Mjeku zbuloi se fetusi kishte një problem serioz me zemrën në prill, gjatë javës së 20-të të shtatzënisë. Diagnoza erdhi krejtësisht e papritur.

“[Prindërit e foshnjës] po flisnin në FaceTime pas ekografisë. Mjeku erdhi dhe na tha se kishte diçka shumë serioze me zemrën e foshnjës. Nuk kishte rrjedhje gjaku në anën e majtë të zemrës. Ai tha se nuk ishte i kualifikuar për të vendosur diagnozën dhe se duhej të shkoja te një specialist i mjekësisë fetale për t’iu nënshtruar një tjetër ekografie”, tha West për Live Action News.

“Pra, të gjithë ishim shumë të mërzitur. Ishte krejtësisht e papritur. Gjithçka po shkonte mirë. Nuk kishte asnjë tregues se diçka nuk shkonte. Të gjitha testet gjenetike rezultuan normale. Megjithatë, në kontratën e zëvendësimit kishte një klauzolë që lejonte ndërprerjen e shtatzënisë në rast të një ‘anomali’ gjatë shtatzënisë dhe kisha frikë se prindërit biologjikë të foshnjës do të vendosnin të vazhdonin me abortin. Isha mjaft e sigurt se ata do të zgjidhnin ta ndërprisnin shtatzëninë. Si mund të jetoja me ndërgjegjen time nëse do ta bëja këtë?”, u shpreh ajo.

West, nënë beqare e dy fëmijëve, refuzoi të kryente abortin në Alaska dhe tani po përballet me një padi të ngritur nga Gilkar dhe Ahmed. Ata kërkojnë që ajo të kryejë abortin në Kaliforni, ku banojnë.

Megjithatë, sipas padisë, West është e gatshme të udhëtojë drejt Kalifornisë vetëm nëse prindërit biologjikë të foshnjës i lejojnë asaj të marrë trajtimin mjekësor të nevojshëm. Ahmed dhe Gilkar pritet të paraqiten në Gjykatën e Qarkut të Dallasit më 25 gusht. /PiranjatNews/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.