LIFESTYLE

Një nga proceset më misterioze në mjekësi: Shkenca zbulon çfarë ndodh në tru kur futesh në anestezi

Piranjat Përditësimi i fundit 31 March 2026, 16:54
Një nga proceset më misterioze në mjekësi: Shkenca zbulon

Një minutë je zgjuar, tjetrën zhdukesh, por çfarë ndodh realisht në tru kur futesh në anestezi? Një studim i ri po hedh dritë mbi një nga proceset më misterioze në mjekësi. Anestezia ka pasur gjithmonë diçka pak “magjike”. Edhe pse përdoret çdo ditë në kirurgji dhe konsiderohet e sigurt, shkencëtarët ende nuk e kuptojnë plotësisht se si funksionon në tru.

Një studim i ri, i publikuar në Cell Reports, sjell disa të dhëna interesante. Studiuesit zbuluan se tre lloje të ndryshme anestezie ndikojnë në tru në të njëjtën mënyrë, edhe pse veprojnë në sisteme të ndryshme. Kjo sugjeron se efekti i anestezisë nuk lidhet vetëm me mënyrën si veprojnë barnat, por me diçka më të gjerë, si ndërprerja e komunikimit mes qelizave nervore në tru.

Çfarë i bën anestezia trurit

Barnat si propofoli, ketamina dhe deksmedetomidina përdoren shpesh në anestezi, por secili prej tyre vepron ndryshe në tru. Megjithatë, rezultati është i njëjtë, humbja e vetëdijes.

Sipas studiuesve, anestezia nuk e “fik” thjesht trurin. Ajo ndryshon mënyrën si funksionon ai.Kur jemi zgjuar, qelizat nervore komunikojnë vazhdimisht me njëra-tjetrën, duke krijuar modele të rregullta aktiviteti elektrik që mund të maten. Por gjatë gjumit apo anestezisë, këto modele ndryshojnë ndjeshëm. Në këtë studim, shkencëtarët analizuan aktivitetin e trurit tek majmunët makakë, duke vendosur elektroda direkt në tru për të parë më nga afër këto ndryshime.

Si reagon truri nën anestezi

Kur studiuesit i ekspozuan makakët ndaj tingujve gjatë anestezisë, vunë re një ndryshim të rëndësishëm. Në situatë normale, truri reagon shpejt dhe rikthehet menjëherë në gjendjen e tij. Por nën anestezi, ai bëhet më i paqëndrueshëm dhe ka nevojë për më shumë kohë për t’u rikthyer. Një krahasim i thjeshtë, truri i zgjuar është si një lodër që rrotullohet shpejt dhe ruan ekuilibrin edhe kur e shtyn pak. Ndërsa truri nën anestezi është si një lodër që rrotullohet ngadalë dhe lëkundet më lehtë. Kjo paqëndrueshmëri u vu re në të gjitha llojet e anestezisë të studiuara, gjë që i habiti edhe vetë shkencëtarët.

Pse ka rëndësi ky zbulim

Të kuptosh si funksionon truri gjatë anestezisë nuk është vetëm një kuriozitet shkencor, por mund të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën si trajtohen pacientët gjatë operacioneve. Aktualisht, në disa raste përdoret një metodë që mat aktivitetin e trurit gjatë operacionit, por nuk është ende standard kudo. Nëse mjekët arrijnë të kuptojnë më mirë “shenjat” që tregon truri gjatë anestezisë, ata mund të përshtasin më saktë dozën për çdo pacient, duke ulur rreziqet dhe efektet anësore.

Madje, studime të tilla mund të ndihmojnë edhe në një pyetje shumë më të madhe, si p.sh. çfarë është në të vërtetë vetëdija?

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?