OBSH paralajmëron Evropën për valën e re të të nxehtit: Mund të përballet me javë më vdekjeprurëse

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se Evropa mund të përballet me “javë më vdekjeprurëse” për shkak të një valë të re të nxehtë intensive që po formohet mbi Atlantik. Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, zhvilloi një takim urgjent me përfaqësues nga 41 vende, Komisionin Evropian dhe organizatat e shoqërisë civile për të diskutuar mësimet e nxjerra nga vala e fundit e të nxehtit dhe përgatitjet për atë të radhës.
Në një deklaratë, Kluge tha se vendet me plane veprimi shëndetësor në lidhje me temperaturat ekstreme dhe valët e të nxehtit reaguan më shpejt dhe mbrojtën më mirë popullsitë e tyre gjatë valës së të nxehtit të qershorit.
Megjithatë, ai tha se më pak se gjysma e vendeve anëtare evropiane të OBSH-së po zbatojnë masa të tilla.
“Puna tani është në dy fronte: duke rregulluar atë që dështoi në javët e fundit para se të godasë vala e ardhshme e të nxehtit dhe duke ndërtuar llojin e sistemeve shëndetësore që jo vetëm i përgjigjen nxehtësisë ekstreme, por janë të gatshme për të”, tha Kluge.
Ekspertët kanë njoftuar se vala e të nxehtit që zgjati nga 20 deri më 28 qershor ishte më e rënda e regjistruar ndonjëherë në Evropë, duke shkaktuar probleme në prodhimin e energjisë, dëmtime të infrastrukturës dhe mbingarkesë të sistemeve të kujdesit shëndetësor.
Franca, Holanda dhe Belgjika regjistruan 3,700 vdekje shtesë, me autoritetet që paralajmërojnë se numri i të vdekurve është i përkohshëm dhe mund të rritet.
Lexo edhe
LIFESTYLE
Bakllavaja rikthen përplasjen mes Greqisë dhe Turqisë, UNESCO pritet të japë vendimin

A duhet të ndryshohet temperatura e frigoriferit gjatë verës - një faktor është thelbësor

Teatraliteti magjepsës i joshjes së partneres në botën e dhunshme të fundit të detit

A mund të mësohemi me vapën?

Horoskopi/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Nuk pushoni dot së menduari? Psikologët zbulojnë metodën që funksionon

Mërkuri në prapavijë vazhdon/ Meri Shehu: Kush fiton dhe kush humbet këtë javë

Hapet Fakulteti i parë i teologjisë islame në Evropë





