Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tragjedi në Itali, e zuri poshtë porta metalike, humb jetën në vendin e punës 61-vjeçari shqiptar (EMRI) Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot Virozat mbushin Pediatrinë e Elbasanit, mbi 100 fëmijë paraqiten në 24 orë Vrasja e të riut nga Barleta zbardh skemën, Kepi: Miliona euro të trafikut të drogës pastrohen ne Shqipëri... Berisha njofton sërish protestë të shtunën: Në 12:00 te Kryeministria! Media franceze: Rinia ka vënë nën presion pushtetin e Ramës! Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arri... Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje... Tinder si karrem për grabitje, zbulohet skema e pazakontë e grupit kriminal në Turqi
LIFESTYLE

Pse rënkojnë tenistët?

P
Piranjat 4 September 2026, 14:32 · 5 min lexim
Pse rënkojnë tenistët?

Vjen një moment në karrierën e çdo tenisti kur kupton se aftësia më e vështirë për t’u kontrolluar nuk është shërbimi, madje as goditja, por rënkimi. Nga Nadal te Alcaraz, të gjithë tenistët e mëdhenj kanë tingullin e tyre karakteristik gjatë goditjes, i cili në shumë raste ngjan më shumë me një rënkim ose ulërimë sesa me një zë të zakonshëm. Por kush e nisi i pari dhe, më e rëndësishmja, pse rënkojnë tenistët? Dhe, përveç faktit që tingëllon si pjesë e lojës, a ka vërtet ndonjë qëllim ky rënkim i famshëm i tenistëve?

Tenisi është emri i lojës, ndërsa rënkimi është tingulli i saj. Për sa u përket sporteve të zhurmshme, tenisi është relativisht i qetë. Tingujt kryesorë janë topi që përplaset në raketë dhe në fushë dhe, sigurisht, nxjerrja e fuqishme e frymës nga lojtari. Por rënkimi nuk shërben vetëm për të prishur heshtjen. Sipas studimeve, ai mund të ndihmojë në rritjen e fuqisë së goditjes. Tenistët që nxjerrin zë gjatë goditjes e godasin topin 3.8% më fort se ata që luajnë në heshtje, ndërsa shpejtësia e shërbimit rritet me 4.9%.

Nga ana fizike te ajo mendore, rënkimi gjatë lojës mund të përmirësojë menjëherë performancën. Trajneri i njohur Nick Bollettieri, i cili ka stërvitur disa nga tenistët më të zhurmshëm, e ka përshkruar rënkimin si një “çlirim psikologjik dhe fizik të tensionit”. Por ai nuk shërben vetëm për të çliruar tensionin. Bollettieri theksonte se rënkimi mund të ndihmojë lojtarin të sinkronizojë frymëmarrjen me goditjen e topit, duke rritur përqendrimin dhe fuqinë e goditjes.

Përveç shpjegimit shkencor, rënkimi në tenis është thjesht një zakon. Ashtu siç mund të përvetësosh mënyra të caktuara të të folurit ose shprehje nga njerëzit përreth apo nga profesionistët e fushës tënde, edhe rënkimi është përhapur nga një lojtar te tjetri në fushat e tenisit.

Merrni Serena Williams-in, për shembull. Rënkimi i saj karakteristik, madje edhe ai që dikur matej në “grunt-o-meter” në fushën qendrore të Wimbledon-it, ishte ndikuar nga ish-ylli i tenisit Monica Seles. Williams, e cila ka fituar gjithsej 73 tituj në karrierë në garat individuale, e admironte Selesin që kur ishte e vogël dhe e kishte qejf “rënkimin e saj cool”. Më vonë, ajo krijoi mënyrën e saj të nxjerrjes së zërit gjatë goditjeve.

Që kur ekziston tenisi, ka pasur edhe rënkime. Seles, e cila fitoi 59 tituj gjatë karrierës së saj nga viti 1989 deri në 2003, është vetëm një nga lojtaret e njohura për stilin e saj të zhurmshëm dhe që vlerësohet se ndihmoi në përhapjen e këtij zakoni. Me goditjet dhe ulërimat lidhen edhe Jimmy Connors dhe John McEnroe, rivalë të tenisit të viteve ’70, të cilët i hapën rrugën mënyrës së rënkimit që përdorin sot shumë profesionistë, përfshirë Rafael Nadal, Novak Djokovic, Roger Federer dhe Maria Sharapova.

Rënkimet e Sharapovës kanë arritur mbi 101 decibel, afërsisht sa zhurma e një kositëseje bari, dhe kanë shkaktuar jo pak ankesa nga kundërshtaret e saj. Në vitin 2009, ish-tenistja Martina Navratilova shkoi deri aty sa e quajti rënkimin një formë “mashtrimi” dhe kërkoi që ai të ndalohej. Ndërsa Agnieszka Radwanska e cilësoi ulërimën e Sharapovës si “mjaft bezdisëse” dhe “shumë të fortë” gjatë Australian Open të vitit 2012. Si rrjedhojë, Sharapova e uli përkohësisht volumin e ulërimës së saj, përpara se ta rikthente sërish me të njëjtën forcë, duke mbizotëruar mbi zhurmat përreth.

Sot, tenistët me përvojë dhe ata që sapo kanë nisur të luajnë vazhdojnë ta bëjnë këtë në mënyrë të natyrshme, pasi zyrtarët ende nuk e kanë ndaluar rënkimin. Siç i thonë asaj shprehje, vesi del me shpirtin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.