Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra... Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë n... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë
LIFESTYLE

Receta turke që po pushton kuzhinat/ “Varkat” e mbushura me mish dhe djathë që 'shkrihen' në gojë

P
Piranjat17 June 2026, 10:56 · 2 min lexim
Receta turke që po pushton kuzhinat/ “Varkat” e mbushura me

Një specialitet turk që ia vlen ta provoni në shtëpi. Ato dallohen për formën e zgjatur, të ngjashme me një varkë, si dhe për mbushjen e pasur me mish, perime dhe djathë. Zakonisht shërbehen sapo dalin nga furra, të shoqëruara me sallatë të freskët dhe salcë jogurti.

▪ 500 g miell
▪ 7 g maja të thatë
▪ 300 ml ujë i vakët
▪ 3 lugë gjelle vaj ulliri
▪ 1 lugë çaji sheqer
▪ 1 lugë çaji kripë
▪ 400 g mish viçi i bluar
▪ 1 kokë e madhe qepë
▪ 2 domate
▪ 1 spec i gjelbër
▪ 200 g kaçkavall i grirë
▪ 2 lugë gjelle majdanoz i grirë
▪ 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
▪ kripë dhe piper sipas shijes

Përzieni ujin e vakët me majanë dhe sheqerin, pastaj lërini për disa minuta që të aktivizohen. Shtoni miellin, vajin dhe kripën, më pas ngjesheni derisa të formohet një brumë i butë dhe i njëtrajtshëm. Mbulojeni dhe lëreni rreth një orë që të vijë.

Grini imët qepën, domatet dhe specin. Përziejini me mishin e bluar, majdanozin e grirë, specin e kuq pluhur, kripën dhe piperin. Përziejini mirë, në mënyrë që mbushja të shpërndahet njëtrajtshëm.

Ndajeni brumin në katër pjesë të barabarta. Hapeni secilën pjesë në formë ovale të zgjatur. Vendoseni mbushjen në mes të brumit, ndërsa anët palosini nga brenda dhe bashkoni skajet, në mënyrë që të krijohet forma karakteristike e varkës.

Piqini rreth 15 minuta në 230 gradë Celsius. Nxirrini nga furra, spërkatini me kaçkavall të grirë dhe kthejini edhe për disa minuta në furrë, derisa djathi të shkrihet dhe të marrë pak ngjyrë.

Lërini të pushojnë pak pas pjekjes, më pas pritini në copa dhe shërbejini me sallatë domatesh dhe kastravecësh.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.