Sa gjatë mund ta ruajmë ushqimin në ngrirje? Ja afatet që duhet të dini

Mishi i grirë mund të ruhet 3-4 muaj, salsiçet 1-2 muaj, mishi i derrit 3-6 muaj, ndërsa mishi i viçit deri në 9 muaj. Një pulë ose gjel deti i plotë mund të qëndrojë në ngrirje deri në 10-12 muaj.
Për peshkun, koha varion nga 3 muaj për peshqit me yndyrë, si skumbria, në 4 muaj për peshqit e dobët, si merluci. Ushqimet e gatuara rekomandohet të ruhen 1-2 muaj.
E rëndësishme është që ushqimi të jetë i freskët kur futet në ngrirje dhe të ruhet pa ndërprerje të zinxhirit të ftohtë. Këshillohet gjithashtu të shënohet data e ngrirjes në paketim.
Për shkrirjen, mënyra më e sigurt është ta kaloni ushqimin në frigorifer. Mund të përdoret edhe mikrovala ose ujë i ftohtë, në një paketim të mbyllur. Nuk rekomandohet lënia e mishit për orë të tëra në temperaturën e ambientit.
Një ushqim i shkrirë nuk duhet të ringrihet i pagatuar. Nëse gatuhet pas shkrirjes, ushqimi mund të ngrihet përsëri.
Lexo edhe
LIFESTYLE
'Ai është gjigant!' Njihuni me Hugon, kalin më të gjatë në botë

Horoskopi/ Nga debatet në çift te mundësitë e reja në dashuri, çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Pesë ushqime që mund të ndikojnë në përthithjen e vitaminës D

Gruaja 70-vjeçare varroset në arkivolin prej kërpudhash. Ja arsyeja

“Një mendje aliene” – Shkencëtari i OpenAI: Askush nuk është i përgatitur për pasojat e AI, duhet kujdes ekstrem

Lidhja serioze i tremb? Këto 3 shenja preferojnë flirtin dhe aventurat

Si ulemi mund të ndikojë te vendimet tona / Ja çfarë zbuloi studimi i ri

Frigoriferi mban erë? Këto truke të thjeshta mund ta largojnë





