Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s... Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni
LIFESTYLE

Shkretëtira e Egjiptit fsheh një sekret 70 milionë vjeçar

P
Piranjat31 August 2026, 23:28 · 2 min lexim
Shkretëtira e Egjiptit fsheh një sekret 70 milionë vjeçar

Një zonë që sot konsiderohet ndër më të thatat në planet ka qenë dikur e mbuluar nga një det i ngrohtë tropikal dhe e mbushur me jetë. Këtë tregojnë fosilet e zbuluara së fundmi nën shkretëtirën e Egjiptit, të cilat datojnë më shumë se 70 milionë vite më parë. Studiuesit kanë gjetur 14 dhëmbë të fosilizuar, që u përkisnin pesë llojeve tashmë të zhdukur të peshkaqenëve.

Zbulimi u bë në pllajën Abu-Tartur, në Shkretëtirën Perëndimore të Egjiptit, rreth 640 kilometra në jugperëndim të Kajros.

Dhëmbët kishin forma të ndryshme, nga të hollë dhe të mprehtë deri tek ekzemplarë të gjerë e të dhëmbëzuar.

Sipas shkencëtarëve, kjo tregon se peshkaqenët ushqeheshin me lloje të ndryshme presh dhe kishin role të veçanta në zinxhirin ushqimor. Së bashku me gjurmët e peshqve të vegjël, jovertebrorëve dhe zvarranikëve grabitqarë detarë, fosilet krijojnë pamjen e një ekosistemi të pasur detar që ekzistonte aty ku sot shtrihet vetëm shkretëtira.

Peshkaqenët kanë jetuar gjatë periudhës së Kretakut, kur Toka ishte shumë më e nxehtë dhe më e lagësht. Pjesë të territorit të sotëm të Egjiptit ndodheshin nën ujërat e ngrohta të detit Tethys. Dy prej specieve të identifikuara nuk ishin dokumentuar më parë në Egjipt. Por zbulimi më interesant lidhet me Scapanorhynchus cf. raphiodon, i dallueshëm për dhëmbët e gjatë dhe të hollë.

Sipas studiuesve, ky mund të jetë rasti i parë i kësaj specieje i zbuluar ndonjëherë në Afrikë, si dhe ekzemplari më i ri i njohur në të dhënat fosile. Gjetjet tregojnë se miliona vite më parë kjo pjesë e Egjiptit ishte një mjedis krejtësisht tjetër; një det tropikal produktiv, ku bashkëjetonin peshq, peshkaqenë dhe grabitqarë të mëdhenj detarë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.