FoxNews: Goditje nga Washingtoni për qeverinë Rama, kongresmenët kërkojnë kufizime vizash për zyrtarët e korruptuar
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...

Britania e Madhe është në alarm nga një shpërthim vdekjeprurës meningjiti, të cilin, krerët e shëndetësisë nuk po e frenojnë dot. Autoritetet kanë dhënë alarmin, e punonjësve të shëndetësisë u është kërkuar të tregojnë vëmendje maksimale për shenjat e infeksionit që ka marrë deri më tani dy jetë njerëzish, dhe 20 të tjerë dyshohen si të prekur.
Vala e infektimeve mendohet se ka nisur nga një klub nate në Canterbury, pronari i të cilit pohoi se edhe dy pjesëtarë të stafit janë infektuar dhe kanë përfunduar në spital. Kur u pyet nëse shpërthimi i sëmundjes është arritur të vihej nën kontroll, Dr. Anjan Ghosh, nga Këshilli i Qarkut Kent, i tha BBC-së “se ende nuk janë në gjendje ta pohojnë këtë në mënyrë përfundimtare”.
“Ne po shqyrtojmë atë që quhet transmetim i dytë, pra një rast që më pas transmetohet tek disa persona të tjerë. Na duhet ta përjashtojmë këtë zinxhir infektimi, përpara se të mund ta pohojmë me siguri frenimin e tij”, shton mjeku.
Viktimat janë një student 21 vjeçar dhe një nxënëse 18 vjeçe. BBC thotë se në Universitetin e Kentit ka nisur menjëherë një program vaksinimi për rreth 5,000 studentë. Prindërit e një vajze 20 vjece të shtruar në spital, rrëfejnë se simptomat e saj fillimisht i ngjasonin një gripi të thjeshtë. Paskësaj, pati skuqje të syrit, çka i shtyu prindërit të dyshonin për konjuktivit, por më tej gjendja e saj u përkeqësua ndjeshëm. Përveç vaksinave, janë dhënë mbi 8,400 doza antibiotikësh si formë parandalimi.
Ekspertët pohojnë se antibiotikët mbeten trajtimi më efikas për atë që po e përshkruajnë si një “shpërthim të paprecedent të sëmundjes”.
Çfarë është Meningjiti?
Meningjiti është një infeksion i rrallë që prek membranat delikate – të quajtura meningje – që mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore. Meningjiti mund të shkaktojë helmim të gjakut i cili është kërcënues për jetën (septikemi) dhe të rezultojë në dëmtim të përhershëm të trurit ose nervave.
Ekzistojnë një sërë vaksinash që ofrojnë mbrojtje kundër meningjitit.
Cilat janë Simptomat e Meningjitit?
Simptomat e meningjitit zhvillohen papritur dhe mund të përfshijnë:
temperaturë e lartë (ethe)
ndjesi këputjeje
dhimbje koke
skuqje e cila nuk zbehet kur mbështillet një gotë mbi të (por një skuqje nuk do të zhvillohet gjithmonë)
qafë të ngurtë
bezdisje nga dritat e ndritshme
përgjumje ose mosreagim
konvulsione (kriza)
Simptomat tek të porsalindurit
Të porsalindurit dhe foshnjat mund të shfaqin këto simptoma:
Temperaturë të lartë
Të qara të vazhdueshme
Përgjumje të tepërt ose nervozizëm
Vështirësi zgjimi nga gjumi
Inaktivitet ose plogështi
Fëmija nuk zgjohet për të ngrënë
Ushqyerja e dobët
Të vjella
Fryrje në vendin e butë në majë të kokës së foshnjës (fontanel)
Ngurtësi në trup dhe qafë
Balenciaga ka rikthyer sërish vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale me një çantë të pazakontë që ngjan me një...
Ndërsa Marsi po i afrohet fundit, energjia astrologjike zhvendoset nga Peshqit emocionalë te Dashi vendimtar, duke sjellë mundësi të ...
Me mbërritjen e pranverës, shumica e bimëve fillojnë të çelin dhe alergjitë fillojnë të na shqetësojnë...
Edhe njerëzit më të pasur në botë ndonjëherë kanë nevojë për një kredi hipotekare. Edhe Elon Musk, pers...
Gjashtë çifte të përzgjedhura do të marrin një udhëtim shtatëditor me të gjitha shpenzimet e paguara për t...
Uthulla e mollës është një aleat i gjithanshëm në dollapët e kuzhinës - është e shkëlqyer për t'i ...
Nxitimi për të ardhur në jetë nuk u dha kohë mamit dhe babit të shkonin në spital për lindjen. Kjo është...
Gjashtë çifte të përzgjedhura do të marrin një udhëtim shtatëditor me të gjitha shpenzimet e paguara për t...
Dashi Mbështetja e Venusit dhe energjia e Plutonit ju japin një shtysë të fortë për ditë plot surpriza dhe arritje. Po hyn...
Ekspertja shqiptare në industrinë globale të teknologjisë, Drena Kusari, ka njoftuar se ka marrë një rol të ri të rë...