Shpresë kundër kancerit, studimi ndërkombëtar: Injeksioni eksperimental eliminon tumoret në kokë e qafë

Mjekët kanë përshëndetur si “të jashtëzakonshme ” rezultatet e një studimi ndërkombëtar që tregon se një injeksion i ri kundër kancerit mund të eliminojë plotësisht tumoret tek disa pacientë.
Trajtimi, i quajtur amivan-tamab në formë vaksine, u testua tek pacientë me kancer të kokës dhe qafës, sëmundja e të cilëve ishte përhapur ose ishte rikthyer pas trajtimeve të mëparshme me kimioterapi dhe imunoterapi. Në studim morën pjesë 102 pacientë nga 11 vende të botës.
Rezultatet treguan se tumoret u zvogëluan ose u zhdukën plotësisht tek 43 pacientë. Në 15 raste, mjekët konstatuan se tumoret ishin eliminuar tërësisht. Sipas studiuesve, efektet pozitive u vunë re brenda pak javësh nga nisja e trajtimit. Amivantamab vepron në tre drejtime njëkohësisht: bllokon mekanizmat që ndihmojnë rritjen e tumorit, pengon qelizat kancerogjene të shmangin trajtimin dhe stimulon sistemin imunitar të sulmojë kancerin.
Një tjetër avantazh i trajtimit është se ai administrohet përmes një injeksioni nën lëkurë dhe jo me serum intravenoz, duke e bërë më të lehtë dhe më të shpejtë për pacientët. Shumica e efekteve anësore ishin të lehta ose mesatare.
Rezultatet e studimit do të prezantohen në konferencën vjetore të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike në Çikago, një nga ngjarjet më të rëndësishme në botë për kërkimin mbi kancerin. Ekspertët vlerësojnë se ky trajtim mund të ofrojë një mundësi të re për mijëra pacientë çdo vit, veçanërisht për ata që kanë pak alternativa terapeutike në dispozicion.
Lexo edhe
LIFESTYLE
Studentja që u “dha jetë” 7 njerëzve pas aksidentit fatal! Nëna mesazh prekës pasi njëri prej tyre ndërroi jetë

Ushqeu arushën nga dritarja e makinës, turisti sulmohet rëndë dhe gjobitet nga shteti

Një grua e cila vuante nga skizofrenia, u sulmua nga policia me spray me piper tre vite më parë! Të afërmit publikuan pamjet pas vdekjes ...

Testimet japin shpresë! Një ilaç i ri inteligjent kundër kancerit zhduk tërësisht tumoret

Horoskopi për ditën e sotme, 31 Maj 2026

Lakmia mund të shtyjë njerëzit drejt bixhozit, studiuesit zbulojnë lidhjen me humbjet dhe varësinë

Fundjavë në Europë pa shpenzime të mëdha! Njihuni me qytetet më të lira për 2026!

Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë





