Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit?
LIFESTYLE

Shqiptari shpëton 50-vjeçarin nga mbytja në New Jersey: Humanizmi nuk ka kufi

P
Piranjat10 August 2026, 19:21 · 3 min lexim
Shqiptari shpëton 50-vjeçarin nga mbytja në New Jersey:

Një shqiptar në New Jersey është bërë protagonist i një akti heroik, duke ndihmuar në shpëtimin e një 50-vjeçari që rrezikonte të mbytej në ujërat e oqeanit.

Xhemo Lanica rrëfen momentet e vështira të ndërhyrjes dhe mënyrën se si, së bashku me disa shpëtimtarë të plazhit, arritën ta nxirrnin në breg personin që ishte në rrezik.

Lanica, me origjinë nga Ulqini dhe prej shtatë vitesh emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon se nuk u mendua dy herë kur pa se jeta e personit ishte në rrezik.

I rritur pranë detit, ai thotë se eksperienca e tij e ndihmoi të përballej me situatën, edhe pse rrymat e forta të oqeanit dhe pesha e personit e bënë ndërhyrjen veçanërisht të vështirë.

Pas pak çastesh, Lanica-s iu bashkuan edhe disa shpëtimtarë që punojnë në plazh. Pas rreth 15 minutash përpjekje dhe koordinimi, 50-vjeçari u nxor në breg.

“Për të vërtetë falënderoj Zotin që isha aty dhe që të mund t’i jap një dorë për ta ndihmuar. Në raste të tilla nuk ke pse të mendosh dy herë kur jeta e një personi tjetër është në rrezik”, tregon Lanica për Euronews Albania.

Pas shpëtimit, shqiptari pati mundësi të komunikonte edhe me 50-vjeçarin, i cili e falënderoi dhe i tha se për të ishte një “shans i dytë në jetë”.

Lanica thekson se në këtë ngjarje nuk ishte vetëm ai që kontribuoi. Sipas tij, të gjithë personat e pranishëm ndihmuan në mënyrën e tyre, nga ata që jepnin instruksione deri te personat që tërhiqnin litarin.

“Humanizmi nuk ka kufi, nuk ka fe dhe nuk ka nacionalitet”, shprehet ai per EuroNews

Për Lanica-n, kjo ngjarje është edhe një moment që tregon anën tjetër të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, larg stereotipeve dhe lajmeve negative.

“Sot kemi doktorë, avokatë, njerëz me shkollim të lartë dhe po përfaqësohemi shumë mirë. Unë jam vërtet krenar për të gjithë shqiptarët dhe bashkëatdhetarët e mi”, thotë ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.