Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
LIFESTYLE

Është 101 vjeçe dhe ende punon, nget makinën dhe del për të kërcyer! Anne zbulon rutinën e saj të jetëgjatësisë

P
Piranjat21 August 2026, 18:55 · 2 min lexim
Është 101 vjeçe dhe ende punon, nget makinën dhe del

Në moshën 101-vjeçare, Anne Angioletti vazhdon të sfidojë moshën. Amerikania me origjinë italiane drejton ende aktivitetin e saj të bizhuterive në New Jersey, nget makinën dhe madje udhëton një herë në javë drejt New York-ut për të parë tendencat e reja të aksesorëve. Dyqani i saj, Curiosity Jewelers, u hap në vitin 1964. Edhe sot Anne u përgjigjet telefonatave dhe pret klientët, duke vijuar të punojë shtatë ditë në javë.


Jeta e saj nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Ajo mbeti e ve në moshë të re dhe rriti e vetme tre fëmijët. Historia e saj është bërë e njohur në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Anne është shfaqur edhe në programe televizive. “Besoj se sekreti im është se e dua jetën. Jam e lumtur dhe përpiqem të mos shqetësohem për të nesërmen”, ka treguar ajo.

Edhe dieta e saj është e thjeshtë. Në mëngjes ha një vezë, tërshërë dhe pi lëng portokalli. Për drekë preferon mish pule ose peshk me perime, ndërsa në darkë ha pak.

Ajo shmang ëmbëlsirat dhe ushqimet ultra të përpunuara, ndërsa herë pas here konsumon çokollatë dhe një birrë në javë. Por rutina e saj nuk përfundon te ushqimi. Anne kryen çdo ditë rreth 30 minuta ushtrime fizike, përfshirë ushtrime për forcimin e muskujve dhe ngritje peshash. Në fundjavë, ajo vazhdon të dalë për të kërcyer me shoqet.

Historia e 101-vjeçares është kthyer kështu në një shembull të një jete aktive edhe në moshë shumë të avancuar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.