
Me rritjen e temperaturave, poleni fillon të shkaktojë probleme për ata që vuajnë nga alergjia sezonale, duke sjellë kruarje të syve, rrjedhje të hundës, vështirësi në frymëmarrje dhe teshtima.
Nëse jeni nga ata që e kanë të vështirë ta përballojnë pranverën, ka disa gjëra që mund të bëni për të lehtësuar simptomat. Tina Patel, opticienе për lente në Feel Good Contacts, ka ndarë disa mënyra për të ulur rrezikun e simptomave të alergjisë këtë pranverë. Këshilla e saj e parë është të mos nxitoni t’i hapni të gjitha dritaret sapo të ngrohet moti.
Edhe pse është joshëse të fusni ajër të freskët në shtëpi, kjo mund të sjellë edhe një “mysafir” të padëshiruar, polenin. “Hapja e dritareve e ekspozon brendësinë e shtëpisë ndaj polenit që era mund ta ketë shpërndarë, gjë që mund të shkaktojë irritim, lotim të syve dhe të jetë e vështirë për t’u larguar pasi të futet brenda. Mos harroni ta pastroni shtëpinë rregullisht me fshesë me korent dhe të fshini sipërfaqet e prekura me një leckë të lagur për të ndihmuar në largimin e polenit.”
Ajo rekomandon gjithashtu që personat me alergji sezonale të mos mbajnë lule të freskëta në shtëpi, ose të paktën të informohen mirë për llojin e luleve që sjellin brenda. Tina thotë: “Megjithëse bimët dhe lulet e freskëta e zbukurojnë ambientin dhe i japin ngjyrë shtëpisë, ato ju ekspozojnë ndaj polenit dhe ka gjasa t’i përkeqësojnë simptomat.
“Merrni parasysh të zgjidhni lule të përshtatshme për personat me alergji si trëndafilat, tulipanët, hortensiat, orkidetë dhe bozhuret.” Është gjithashtu e rëndësishme të përpiqeni të qëndroni sa më pak të ekspozuar ndaj polenit. Tina këshillon: “Për të mbajtur polenin larg, mund të aplikoni vazelinë rreth vrimave të hundës, e cila ndihmon në kapjen e pluhurit, polenit dhe alergjenëve të tjerë përpara se të hyjnë në hundë. “Duhet gjithashtu të bëni dush dhe të ndërroni rrobat sapo të ktheheni në shtëpi pasi keni qenë jashtë, për të larguar polenin nga trupi dhe veshjet”.
Artikuj te sugjeruar
LIFESTYLE
2 Mars08:39
Çaji i gjetheve të ullirit, një kurë e lashtë për këto shqetësime
Në mesin e çajrave bimorë më pak të njohur, por me potencial të madh kurativ, renditet çaji i gjetheve të ullirit....
LIFESTYLE
2 Mars07:13
Horoskopi/ Një goditje me fat mund ta kthejë situatën tuaj "kokë-poshtë"
Dashi
Yjet e fillimit të marsit japin sinjalin për ndjenjat. Me hyrjen e afërt të Afërditës në qiellin tuaj, dashuria merr...
LIFESTYLE
1 Mars10:58
Katër shenjat e zodiakut që do të kenë fat dhe bollëk këtë fundjavë
Këtë fundjavë, një kombinim i veçantë i planetëve, ku Merkuri bashkohet me Venusin në shenjën e Peshqve sjell nj&...
LIFESTYLE
1 Mars07:55
Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, e diel 1 mars 2026
Dashi
Planet mbi të cilat ke punuar kanë ngecur dhe po mundohesh se si të vazhdosh. Kjo është një nga ato kohë kur duhet t&e...
LIFESTYLE
28 Shkurt14:50
Çfarë ndodh me ditëlindjen e personave që kanë lindur më 29 shkurt?
29 shkurti është një datë e veçantë që shfaqet vetëm gjatë viteve të brishta, pra një herë n&eum...
LIFESTYLE
28 Shkurt13:52
Peshqit: Me cilat shenja të zodiakut përputhen më shumë?
Më 18 shkurt, filloi epoka e Peshqve romantikë, ëndërrimtarë dhe të ndjeshëm, përfaqësuesi i 12-të dhe i fun...
LIFESTYLE
28 Shkurt08:13
Parashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
Dashi
Deri në fund të ditës, lajme të favorshme nga një person nën shenjën e Bricjapit që ju jep këshilla të ...
LIFESTYLE
27 Shkurt16:55
Peig Sayers – Gruaja që nuk dinte të lexonte, por ruajti 375 tregime popullore irlandeze
Peig Sayers lindi në vitin 1873 në Gadishullin Dingle në Irlandë, në një epokë pa energji elektrike dhe libra të rrall&e...
LIFESTYLE
27 Shkurt16:34
336 kolona dhe misteri i Meduzës: Sekreti shekullor i Basilica Cistern
Nën rrugët plot jetë të Stambollit fshihet një nga thesaret më enigmatike të epokës bizantine. Me 336 kolona madhë...
LIFESTYLE
27 Shkurt16:31
Zëri i Kosovës jehon në Varshavë, Adelina Paloja soliste në skenë prestigjioze
Sopranoja e njohur Adelina Paloja do të ngjitet si soliste në skenën e Sallës së Madhe të Koncerteve të Universitetit t&eum...