Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
U largua drejt Italisë për t’i shpëtuar burgut, Adriatik Llalla kërkon sot parashkrimin e dënimit me 2 vite... Kujt do t’i besohet mandati? Presidenti izraelit Herzog nis konsultimet për formimin e qeverisë “O Muçi, tu bëftë Bardha kurban!”/ Inspektori viral i Sarandës "bëhet" asistent virtual i Tatimeve, por a i... “Jemi policia!”/ Mashtruan dy të moshuara dhe u grabitën 60 mijë euro dhe bizhuteritë, si funksiononte grup... Alarm nga Brukseli për sigurinë ushqimore në Shqipëri/ Probleme me AKU-në dhe rrezik korrupsioni Protesta vijon, Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve 36 vite pas diktaturës komuniste, Hungaria hap “dosjet e agjentëve”, DW: Lustracion i vonuar Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë Shpërthimi në Elbasan, vijon operacioni i kërkimit të 69-vjeçarit në rrënojat e pallatit Kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot në vend KLSH “ngel në klasë” Bashkinë Vlorë, realizoi vetëm 29% të planit të investimeve në vitin 2025 Horoskopi/ Kujdes! Jo çdo gjë do shkojë sipas parashikimeve për këto dy shenja
LIFESTYLE

Sinoptikani: Të martën priten shtrëngata në të gjithë territorin

P
Piranjat14 August 2026, 17:59 · 2 min lexim
Sinoptikani: Të martën priten shtrëngata në të

Nga kjo e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të lagështa dhe më të freskëta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, priten vranësira të herëpashershme në qendër dhe në jug të vendit, përfshirë zonat kodrinore dhe malore të kryeqytetit, ku vijojnë ende të jenë aktive disa vatra zjarri.

“Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, kryesisht në relievet kodrinore dhe malore në Gjirokastër, Berat dhe Korçë. Në Korçë, reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave”, tha sinoptikani Elvi Jahaj për TCH.

Në Tiranë dhe Elbasan, reshjet do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët. Edhe në fundjavë, vendi do të jenë nën ndikimin e masave më të freskët dhe të lagështa.

Moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës, ndërsa të martën reshjet e shiu do të përfshijnë të gjithë vendin, sipas sinoptikanëve e për pasojë do të lemë pas të nxehtin përvëlues, për t’u rikthyer te temperaturat mesatare të muajit gusht.

Ulje temperaturash në fundjavë

“Të martën pasdite, reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë territorin. Herë pas here, do të jenë në formën e shtrëngatave. Nga vlerat 40-41 gradë Celsius, në mesditë temperaturat do të jenë 35-36 gradë Celsius. Do të kemi rënie temperaturash edhe në vlerat minimale”.

Edhe era, faktor për përhapjen e flakëve në zonat që përfshihen nga zjarret, pritet të ulë intensitetin gjatë ditëve në vijim, duke mos tejkaluar shpejtësinë 10-12 metër për sekondë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.