LIFESTYLE

Sot 14 Marsi, si lindi “Dita e Verës” dhe historia e festës

Piranjat Përditësimi i fundit 14 March 2026, 08:51
Sot 14 Marsi, si lindi “Dita e Verës” dhe historia e

Në mbarë vendin sot zhvillohen festime me rastin e Ditës së Verës, një nga festat tradicionale më të njohura në Shqipëri. Që nga kohët e lashta, qendra simbolike e kësaj feste ka qenë qyteti i Elbasanit. E njohur si dita që shënon largimin e dimrit dhe ardhjen e stinës së ngrohtë, Dita e Verës është kthyer ndër vite në një traditë që festohet jo vetëm nga banorët e Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit, veçanërisht në Tiranë.

Sipas traditës, origjina e kësaj feste lidhet me faltoren e Zanës së Çermenikës, e ndërtuar në zonat përreth Elbasanit. Në mitologjinë vendase, Zana konsiderohej perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe natyrës. Gojëdhënat tregojnë se ajo dilte nga faltorja e saj më 14 mars, duke simbolizuar ardhjen e pranverës dhe rigjallërimin e natyrës. Me kalimin e brezave, kjo festë popullore është bërë një nga simbolet identifikuese të qytetit të Elbasanit, i njohur për traditat e tij kulturore.

Çdo vit, shumë vizitorë nga zona të ndryshme të vendit udhëtojnë drejt Elbasanit për të festuar këtë ditë dhe për të shijuar gatimet tradicionale të zonës. Ndër më të njohurat janë ballokumet dhe revani, por edhe ushqime të tjera si gjeli i detit, arrat dhe palat e fikut. Këto të fundit u dhurohen tradicionalisht fëmijëve të vegjël, të cilët janë të parët që bëjnë vizita urimi në shtëpitë e të afërmve dhe të fqinjëve.

Sipas tregimeve të të moshuarve, përgatitjet për festën nisnin që një natë më parë, kur familjet mblidheshin në shtëpitë e tyre për të kremtuar së bashku. Në agimin e ditës së festës, të moshuarit hapnin derën e shtëpisë për të simbolizuar mikpritjen dhe bujarinë, mbushnin shtamën me ujë të freskët dhe sillnin në shtëpi një tufë bari të gjelbër. Ndërkohë, të rinjtë kujdeseshin për pemët në oborr, duke plehëruar portokallet dhe ullinjtë.

Dreka e Ditës së Verës ishte një moment i veçantë për familjet elbasanase, të cilat shpesh e kalonin këtë vakt në natyrë, duke organizuar edhe lojëra popullore. Në Elbasan dhe në Peqin festohet gjithashtu edhe “nata e verës”, nata para datës 14 mars, e cila shoqërohet me tryeza festive me mish, raki, gjel deti, ballokume dhe ëmbëlsira të tjera. Në këtë ditë, qytetarët shkëmbejnë urime për shëndet, jetë të gjatë dhe mbarësi.

Festa e Ditës së Verës vështirë se mund të imagjinohet pa ballokumen, ëmbëlsirën tradicionale të Elbasanit që përgatitet posaçërisht për këtë ditë. Ky gatim karakteristik është kthyer në simbol të festës dhe një nga elementët më të njohur të traditës kulinare të qytetit, i cili njihet në Shqipëri për historinë dhe kontributin e tij në arsim dhe kulturë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?