Sot, dita më e nxehtë e vitit me 42 gradë në hije dhe 47 në diell

Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë këtë të hënë ka arritur kulmin. Sipas meteorologëve, termometri mesditën e sotme në Tiranë ka arritur 45 gradë në diell, duke shënuar ditën më të nxehtë të vitit.
Qarku me vlerat më të larta të të nxehtit është regjistruar në Berat, me 47 gradë në diell dhe 42 gradë në hije. E marta do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave, por për shkak të lagështirës ato nuk do të ndihen.
Nga e premtja ditët më të freskëta do të jenë më të theksuara. Madje do të kemi edhe rrebeshe shiu. Por këto ditë të freskëta do të na shoqërojnë për pak kohë, pasi vendi pritet të përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan.
Për shkak të ndryshimeve klimatike, Shqipëria po regjistron ditë dhe netë më të nxehta, duke bërë që përgjatë vitit të përsëriten episode të tilla përvëluese.
Lexo edhe
LIFESTYLE
Horoskopi për ditën e sotme, 20 Korrik 2026

Psikologët zbulojnë: A e dinë narcisistët që janë të tillë? Përgjigjja është befasuese...

Shafrani i Indisë dhe se*si/ A rrit vërtet dëshirën se*suale apo është thjesht një mit?

Miti i birrës “që largon gurët nga veshka”: Çfarë i ndodh në fakt organizmit

Google feston finalen Argjentinë-Spanjë me një Doodle të veçantë

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Korrik 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Korrik 2026

Kinemaja botërore në zi! Ndahet nga jeta aktorja e rolit ikonik tek “I Vetëm në Shtëpi”





