LIFESTYLE

Spartak Ngjela tregon pse nuk është martuar dhe bërë baba: Dola nga burgu 40 vjeç, mund të vdisja...

Piranjat Përditësimi i fundit 1 May 2026, 20:41
Spartak Ngjela tregon pse nuk është martuar dhe bërë baba:

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka rrëfyer për herë të parë jetën e tij personale dhe familjare, si dhe arsyen pse nuk është martuar.

Gjatë një interviste, Ngjela tha se për herë të parë është dashuruar në moshën 19-vjeçare dhe më pas nuk ka arritur të dojë një grua tjetër si herën e parë.

“Të jemi të qartë, në moshën 19-vjeçare jam dashuruar për herë të parë! Ato të tjerat janë shpërthime erotike; dashuri është ajo që të mban në mendim.

Domethënë, kur të dashuron dikush, gjithë ditën rri me mendimin tek ai. Vetëm burri e ka këtë; gruaja s’e ka”, tha ai.

I pyetur nëse e ka peng mungesën e një fëmije, avokati u shpreh se kur doli nga burgu ishte 40 vjeç dhe ekzistonte rreziku që mund të vdiste në çdo moment për shkak të moshës.

“Herë pas here kam një konflikt të brendshëm, por kam edhe një ‘avokat’ brenda vetes. Pse? Sepse isha 40 vjeç kur dola nga burgu. Nuk ka grua që nuk dëshiron të martohet dhe të bëjë fëmijë.

Si mund ta bëja unë një fëmijë, kur do të isha të paktën 42 vjeç? Nga kjo moshë e lart ekziston rreziku që mund të vdesësh në çdo moment. A duhej të lija një fëmijë jetim? E mendova si shkrimtar dhe si humanist”, u shpreh Ngjela.

Më tej, Ngjela bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se i vëllai vdiq nga alkooli, i cili sipas tij ishte etilik dhe shkakton kancer. Sipas tij, disa persona që frekuentonin të njëjtin lokal kanë vdekur nga e njëjta sëmundje.

“Vëllai ka vdekur 40 vjeç, i shkreti. Madje arriti edhe karrierën time politike. Jeta e çoi te pija, edhe pse ishte i fortë fizikisht. Por frekuentonte një lokal ku vdiqën tre a katër persona si ai.

U kanë dhënë alkool etilik që shkakton kancer. Shkova atje dhe më thanë: "Lëre, nuk e di ai, ia kanë dhënë". Iku edhe ky, Kekua, dhe disa të tjerë që vdiqën nga i njëjti lloj kanceri që vinte nga alkooli etilik”, tha Ngjela.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?