Nga Albert Vataj
Ermal Meta erdhi për të triumfuar në një prej skenave më gjigande të këngës, atë të Sanremos, ai erdhi për të sjellë; “Stella Stellina, si ninull që u bë manifest paqeje, një ylli të vogël që ndriçoi më diellin e shpresës Sanremon; një këngë si lutje laike për një botë të trazuar që përpëlitet luftrave absurde që nuk mëshirojnë as fëmijët. Po ai erdhi, për të treguar se arti, muzika, ajo që mëkohej për lavdinë e perëndive, kumton në të tashmen dritën që bëhet përgjegjësi kolektive, thirrje për shpresë. “Stella stellina” shndërrohet në një metaforë të brezave të rinj, të atyre që lindin në një kohë të mbushur me konflikte, migrime, frikëra dhe pabarazi.
Festival di Sanremo 2026 pati një edicion të karakterizuar nga konkurrencë e fortë dhe diferenca minimale votash, ku podiumi u përcaktua nga përqindje të ngushta dhe rivalitet artistik i lartë, një nga momentet me peshën më të madhe simbolike nuk lidhej me klasifikimin përfundimtar, por me një çmim që flet për drejtimin etik të muzikës.
Në skenën e Aristonit, Ermal Meta u nderua me çmimin “People & Planet Lab – Canzone Sostenibile” për këngën “Stella Stellina”, një vlerësim që e vendos krijimin muzikor në raport të drejtpërdrejtë me përgjegjësinë shoqërore dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Axhendës 2030.
I promovuar nga ASviS në bashkëpunim me RAI Radio dhe TIM, ky çmim nuk matet me parametrat klasikë të industrisë, klikime, transmetime, renditje, por me aftësinë e një kënge për të promovuar mesazhe sociale, drejtësi, paqe dhe ndërgjegjësim qytetar, si përmbushje e misionit të artit.
Juria theksoi se “Stella Stellina” i jep zë më të pambrojturve dhe përçon një mesazh universal paqeje, në përputhje me Objektivin 16 të Kombeve të Bashkuara, ndërtimin e shoqërive paqësore, të drejta dhe gjithëpërfshirëse. Kjo e zhvendos këngën nga territori i spektaklit drejt hapësirës së reflektimit kolektiv.
Në planin estetik, Meta zgjedh një gjuhë të thjeshtë, por të ngarkuar me simbolikë, duke ndërtuar një balancë midis poezisë dhe ndërgjegjes civile. Këtu qëndron forca promovuese e këngës: ajo nuk imponon, por fton; nuk akuzon, por ndërgjegjëson.
Në një festival ku fituesi zyrtar shpallet nga votat dhe përqindjet, Meta nuk mori trofeun tradicional të vendit të parë. Megjithatë, çmimi që ai fitoi ka një tjetër dimension: ai konfirmon se arti mund të jetë instrument formimi dhe vizioni për të ardhmen.
Ky vlerësim u bë edhe më domethënës përmes përfshirjes së të rinjve nga një shkollë gjithëpërfshirëse në procesin e vlerësimit – një gjest që e vendos kulturën në dialog me brezat që do të trashëgojnë botën për të cilën flitet në këngë. Muzika, kështu, shndërrohet në laborator bashkëjetese.
Profili autorial i Ermal Metës ka qenë prej vitesh i ndërtuar mbi ndërthurjen e autobiografisë, ndjeshmërisë sociale dhe kërkimit estetik. Me “Stella Stellina”, ai nuk konkurron me spektaklin, por me kuptimin. Nuk kërkon vetëm duartrokitje, por reflektim.
Në këtë kuptim, çmimi “People & Planet Lab – Canzone Sostenibile” nuk është thjesht një dekoratë e radhës në karrierën e tij. Është një deklaratë se muzika mund të promovojë paqen, të mbrojë më të brishtët dhe të artikulojë një vizion për një shoqëri më të drejtë.
Sepse ndonjëherë, fitoret më të mëdha nuk maten me vendin e parë, por me ndikimin që një këngë lë në ndërgjegjen e kohës së vet dhe vjen për të mbetur.
Artikuj te sugjeruar
LIFESTYLE
10 March19:21
Portreti i rrallë blihet për 30 milionë euro
Shteti italian ka blerë një pikturë të mjeshtrit barok të shekujve 16–17, Caravaggio, për 30 milionë euro, një nga...
LIFESTYLE
10 March18:29
37-vjeçarja zbulon çfarë ndodh në superjahtet: Shumë nga burrat e martuar fshihnin sekrete të errëta
Çfarë shkon në turne, mbetet në turne. Të paktën, kjo është ajo që mendojnë disa biznesmenë të pas...
LIFESTYLE
10 March16:17
Obsesioni i Trump me këpucët 145 dollarëshe / "Kodi i veshjes" që askush nuk mund ta injorojë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thuhet se ka zhvilluar një zakon të veçantë, ua dhuron modelin e t...
LIFESTYLE
10 March13:39
Pulitja e ngadaltë e syve: Gjuha e dashurisë së maceve
Nëse macja juaj ju shikon dhe pulit sytë ngadalë, mos u çudisni — sipas studiuesve të sjelljes së maceve, kjo ësht&...
LIFESTYLE
10 March12:11
Përse ekspertët rekomandojnë konsumin e rregullt të ananasit?
Ananasi është një frut tropikal i njohur për shijen e tij të freskët dhe vetitë shëndetësore që ofron. Konsu...
LIFESTYLE
10 March08:28
Dita Ndërkombëtare e Grave Gjyqtare
10 marsi është shpallur prej Organizatës së Kombeve të Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Grave Gjyqtare.
OKB theks...
LIFESTYLE
10 March08:17
Shkenca shpjegon pse disa njerëz e përballojnë më mirë të ftohtin
Noti në ujë të ftohtë dhe “ice baths” pas stërvitjes janë bërë gjithnjë e më popullore, sidomos ...
LIFESTYLE
10 March08:15
Mobilie moderne nga paletat që mund t’i bëni vetë/ Ide të bukura për oborrin dhe ballkonin
Me pak dru, disa vegla dhe pak kreativitet, paletat mund të shndërrohen në garnitura, tavolina apo karrige relaksimi që duken si nga revis...
LIFESTYLE
10 March07:00
Shenjat më me fat për ditën e sotme, mësoni parashikimin e yjeve
Dashi
Dashuria gjatë kësaj periudhe është mjaft pozitive dhe problemet që keni patur në të kaluarën, do mund të ...
LIFESTYLE
9 March18:21
Je mbi 50 vjeç? Vendos këto 8 ushqime në pjatën tënde, ato bëjnë mrekulli
Ushqyerja është e rëndësishme gjatë gjithë jetës. Megjithatë, nga mosha 50 vjeç e tutje, ushqimet që zgjedhi...