Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
LIFESTYLE

Studentja që u “dha jetë” 7 njerëzve pas aksidentit fatal! Nëna mesazh prekës pasi njëri prej tyre ndërroi jetë

P
Piranjat31 May 2026, 17:15 · 3 min lexim
Studentja që u “dha jetë” 7 njerëzve pas aksidentit

Nëna e Ema Karjotaki, një studente e re greke që humbi jetën në fund të vitit 2022 pasi u përplas nga një shofer 26-vjeçar i papërgjegjshëm dhe u la e gjakosur në rrugë në Selanik, i dha lamtumirën burrit që për tre vjet jetoi me mëlçinë e vajzës së saj.

21-vjeçarja, e cila ndërroi jetë më 27 nëntor 2022 në spitalin Papageorgiou, ku po trajtohej në repartin e kujdesit intensiv pas një sërë operacionesh, kryesisht në kokë, i dha jetë shumë njerëzve përmes dhurimit të organeve.

Familja e saj mori vendimin fisnik për të dhuruar organet e studentes së re, duke dhënë një shembull të madh humanizmi.

Një nga marrësit e organeve ishte zoti Janis, i cili mori mëlçinë e të resë nga Hania e Kretës. Tani, tre vjet më vonë, edhe ai është ndarë nga jeta.

Nëna e Emës, zonja Kelli Kambaki, deshi ta përshëndeste me një mesazh prekës. Ajo nuk bëri publike të dhënat e plota të personit që mori mëlçinë e Emës, por ripostoi mesazhin falënderues që ai i kishte dërguar pas transplantit. Ema Karjotaki, e cila u nda nga jeta kaq herët, arriti t’u japë jetë gjithsej shtatë personave përmes dhurimit të organeve.

Postimi i Kelli Kambakit:

“Sot është një ditë dhimbjeje... Sot i jap lamtumirën një Njeriu që nuk arrita kurrë ta përqafoja dhe të qaja në krahët e tij. Mund ta kem njohur pak dhe vetëm përmes telefonit, por ai mbante brenda vetes diçka timen, diçka shumë të çmuar, dhe kjo e bënte të veçantë... e bënte pjesë të familjes. Udhëtim të mbarë drejt dritës, i dashur zoti Janis... Atje, përveç njerëzve të tu të dashur, do të të presë edhe një shpirt i panjohur, por njëkohësisht i njohur, për të të mirëpritur. Nga zemra i uroj forcë familjes së tij, fëmijëve të tij që i rriti me aq mund, pothuajse i vetëm, dhe nënës së tij!” ❤️

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.