Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
LIFESTYLE

Studimi: Ja pse pilotët dhe stjuardesat kanë rrezik më të lartë nga kanceret

P
Piranjat20 August 2026, 23:20 · 3 min lexim
Studimi: Ja pse pilotët dhe stjuardesat kanë rrezik më të

Pilotët dhe stjuardesat mund të kenë rrezik më të lartë për të vdekur nga kanceret e lidhura me rrezatimin sesa njerëzit që punojnë me materiale radioaktive, sipas një studimi të ri.

Studimi, i publikuar në JAMA Internal Medicine, analizoi të dhënat kombëtare të më shumë se 12 milionë certifikatave të vdekjes, duke përfshirë informacionet mbi profesionet e personave.

Studiuesit analizuan vdekjet nga lloje të kancerit që lidhen me ekspozimin ndaj rrezatimit, përfshirë leuçeminë, limfomën, mielomën multiple, si dhe kanceret e lëkurës, gjirit, tiroides, prostatës dhe sistemit nervor qendror.

Nga më shumë se 500 profesione të analizuara, stjuardesat kishin përqindjen më të lartë të vdekjeve nga kanceret e lidhura me rrezatimin, ndërsa pilotët renditeshin të dytët.

Sipas gjetjeve, stjuardesat kishin rreth 50% më shumë gjasa të vdisnin nga një kancer i lidhur me rrezatimin krahasuar me popullatën e përgjithshme të punës, ndërsa te pilotët rreziku ishte rreth 36% më i lartë, raporton CNN.

Në shifra absolute, rreth 6.9% e vdekjeve të stjuardesave ishin të lidhura me këto lloje kanceri, ose afërsisht një në 14 raste. Për pilotët kjo përqindje ishte 6.7%, ndërsa për popullatën e përgjithshme të punës ishte rreth 5%.

Rrezatimi kozmik vjen nga hapësira dhe vetëm një pjesë e vogël e tij arrin në sipërfaqen e Tokës. Megjithatë, ekspozimi është më i madh në lartësi të mëdha, çka i bën ekuipazhet e avionëve më të ekspozuara.

Studiuesit vunë në dukje se as stjuardesat dhe as pilotët nuk kishin norma më të larta se normalja për kanceret që nuk lidhen me rrezatimin, gjë që, sipas ekspertëve, mbështet hipotezën se ekspozimi profesional ndaj rrezatimit mund të jetë një faktor në rrezikun e shtuar.

Megjithatë, studimi ka disa kufizime. Studiuesit nuk kishin të dhëna për sasinë e saktë të rrezatimit ndaj së cilës ishte ekspozuar secili pilot apo stjuardesë dhe nuk mundën të përjashtonin faktorë të tjerë, si çrregullimi i ritmit biologjik, për shkak të udhëtimeve të shpeshta, ndryshimit të zonave kohore dhe orareve të parregullta të punës.

Administrata Federale e Aviacionit në SHBA e ka pranuar se ekuipazhet ajrore ekspozohen ndaj rrezatimit jonizues, por aktualisht nuk përcakton kufij federalë të dozës dhe nuk kërkon monitorimin e ekspozimit.

Autori kryesor i studimit, Dr. Vishal Patel nga Shkolla Mjekësore e Harvardit, tha se “You can’t manage an exposure you’ve decided not to measure”.

Ekspertët rekomandojnë që personat që punojnë në fluturime në lartësi të mëdha të mund të kenë nevojë për kontrolle më të rregullta të lëkurës, ndërsa gratë që punojnë në këto profesione mund të marrin në konsideratë mamografi më herët ose më shpesh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.