Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
LIFESTYLE

Studiuesit modifikojnë me saktësi për herë të parë ADN-në e embrioneve njerëzore

P
Piranjat 6 June 2026, 08:42 · 3 min lexim
Studiuesit modifikojnë me saktësi për herë të parë

Për herë të parë, gjenet e embrioneve njerëzore janë modifikuar me saktësi në fazat shumë të hershme të zhvillimit për të korrigjuar defektet gjenetike që shkaktojnë sëmundje, pa rrezikun e efekteve anësore.

Rezultati, i publikuar në platformën bioRxiv, e cila pret artikuj që ende nuk i janë paraqitur komunitetit shkencor, u mor në Universitetin Columbia në New York dhe u raportua nga New York Times. Studiuesit, të udhëhequr nga gjenetisti Dieter Egli, modifikuan ADN- në e embrioneve me saktësi jashtëzakonisht të lartë, duke ndaluar automatikisht zhvillimin e tyre.

Sipas studiuesve, rezultati përfaqëson provë të parimit për efikasitetin e teknikës. Gjenetistët shkruajnë në artikull se gabimet e ADN-së "riparohen në mënyrë efikase në embrionet njerëzore, duke lejuar modifikime specifike dhe të synuara pa pasoja gjenotoksike".

Teknologjia e përdorur

Studiuesit përdorën një teknologji të quajtur "redaktim bazë", që do të thotë se ata modifikuan blloqet individuale ndërtuese (bazat) që përbëjnë ADN-në. Dieter Eglii dhe kolegët e tij arritën të shmangnin dëmin e vërejtur më parë kur përdornin formën e mëparshme të redaktimit të gjenomit, CRISPR, por ata theksuan se teknika do të ketë nevojë për përsosje të mëtejshme: "Nuk po themi se do të jetë klinikisht e përdorshme nesër."

Fushat e mundshme të aplikimit

Perspektiva e të qenit në gjendje të modifikojmë gjenetikisht ADN-në me saktësi ekstreme ka nxitur debate të nxehta për vite me radhë. Nga njëra anë, teknologjia një ditë mund t'u lejojë prindërve të korrigjojnë në mënyrë të sigurt mutacionet që shkaktojnë sëmundje në embrione. Nga ana tjetër, mund të përdoret për të zgjedhur tiparet e dëshiruara, një praktikë që, sipas disa eticistëve, në fakt përbën eugjenikë. Një gjenetist në Columbia dhe studiuesi kryesor, bëri thirrje për një debat publik mbi avantazhet. “Si shkencëtar”, tha Egli, “mund të ofrosh të dhënat për t’i diskutuar, por pastaj, në thelb, puna jote mbaron aty dhe i lë të tjerët të vazhdojnë”.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.