Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Seanca në GJKKO/ Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat e mia me avokatin në burg “Protestat masive shpërthyen kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes”/ Analiza e Ditmir Bushatit: Kërkesat e ... Gjeorgjia mund të humbasë regjimin e saj të udhëtimit pa viza me Bashkimin Evropian Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan, nga flakët digjet edhe një automjet tjetër Nga Nuredin Dumani, Henrik Hoxha e Erion Alibej, SPAK lexon pretencën për të pandehurit e “Plumbit të Artë”... Humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan, publikohet fotoja e 69-vjeçarit që u gjet i p... Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, ekspertët: Pallati duhet shembur! Studentët çojnë në Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat Shpërthimi i bombolës së gazit shkaktoi dy viktima dhe shkatërrime të rënda, ekspertët e Institutit të Ndër... Tabaku: Shqiptarët kërkojnë më shumë Europë, Rama më shumë pushtet Krimi në Bulqizë/ Gruaja dhe djali të dyshuar për vrasjen e 61-vjeçarit, flet banori: Jemi të tronditur. Fa... Detaje/ Kush është “i forti i Saukut” që u arrestua sot në Tiranë, zbardhet e shkuara kriminale
LIFESTYLE

Syzet speciale janë të domosdoshme për vrojtuesit/ Eklipsi i diellit në Europë vë Spanjën në fokus

P
Piranjat12 August 2026, 08:44 · 2 min lexim
Syzet speciale janë të domosdoshme për vrojtuesit/ Eklipsi i

Miliona njerëz në Europë mund të përjetojnë sot eklipsin e Diellit. Por në Spanjë do të shihet më mirë spektakli i rrallë në qiellin e mbrëmjes. Autoritetet paralajmërojnë për rrezikun e zjarreve në pyje.

Për të vëzhguar një eklips diellor, mbrëmjen e së mërkurës (12.08.2026) miliona sy do të drejtohen nga horizonti perëndimor. Pak kohë para perëndimit të diellit, Hëna do të kalojë përpara Diellit dhe në pjesë të mëdha të Evropës do të krijohet papritur muzgu ose madje errësirë e plotë.

Në Gjermani, Hëna nuk do ta mbulojë plotësisht diskun diellor, por në pjesë të mëdha të Spanjësdo të ndodhë për herë të parë pas më shumë se 100 vitesh një eklips total diellor. Sipas parashikimeve, retë vështirë se do të pengojnë pamjen e këtij fenomeni qiellor.

Syzet speciale të domosdoshme për vrojtuesit

Mbajtja e syzeve të posaçme të certifikuara mbrojtëse është absolutisht e nevojshme edhe kur Dielli është vetëm pjesërisht i mbuluar nga Hëna. Përndryshe, ekziston rreziku i dëmtimeve të pakthyeshme të syve.

Eklipsi do të shihet edhe në vende të tjera, por në varësi të këndit eklipsi nuk do të jetë i plotë si në Spanjë. 

Në Spanjë, autoritetet janë gjithashtu në gatishmëri maksimale për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje. Kur qindra mijëra njerëz drejtohen drejt natyrës për të admiruar këtë fenomen të rrallë natyror nga pika të ngritura, pak mbi horizontin e mbrëmjes, një pakujdesi e vogël mund të shkaktojë shpejt një katastrofë.

Edhe më herët gjatë këtij viti, zjarret kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha në Spanjë./DW

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.