Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
LIFESTYLE

Të zotërosh një makinë në Shqipëri: Komoditet apo stres i përditshëm?!

P
Piranjat 2 June 2026, 14:34 · 3 min lexim
Të zotërosh një makinë në Shqipëri: Komoditet apo

Të zotëroh një makinë është gjithmonë një ide e mirë dhe benefitet janë të shumta: mund të udhëtosh kur të duash, ku të duash, me kë të duash, të ndihesh vërtetë i lirë. Por, një makinë nuk sjell vetëm të mira, vjen edhe me disa përgjegjësi dhe pengesa që shpeshherë na shpenzojnë kohë dhe para. Trafiku i çmendur në rrugët e Shqipërisë, mungesa e vendeve për të parkuar, kontrollet në servis apo dokumentacioni përkatës, janë disa elementë që të bëjnë të mendohesh gjatë dhe mund të të sjellin edhe “dhimbje koke”.

Nëse për trafikun apo për parkimin nuk kemi ende një zgjidhje ideale, për dokumentacionin e makinës shpeshherë zgjidhja është të kërkojmë ndihmën e dikujt: një mik, një shok, një anëtar i familjes që ka ende pasion për makinat. Është mëse e zakonshme, sidomos për vajzat dhe gratë, të kërkojnë ndihmën e një djali për të plotësuar dokumentacionin e makinës: leja e qarkullimit, kolaudimi, kontrolli teknik dhe mbi të gjitha, sigurimi i detyruar i makinës. Të gjitha këto procese mund të bezdisin këdo por në vitin 2026, siguracioni i makinës nuk duhet të jetë më “një punë burrash”.

Në epokën që jetojmë, kur flasim për cilësinë e shërbimeve, nënvizojmë lehtësinë, komoditetin, shpejtësinë: të gjithë këta elementë lidhen më së shumti me zhvillimet teknologjike. Imagjino sikur të kesh mundësinë të kryesh shumë prej këtyre shërbimeve nëpërmjet telefonit tënd, nga kudo ndodhesh. Në fakt, nuk ke pse t’i lësh vend imagjinatës sepse falë integrimit të teknologjisë në financë apo siç e quajmë ndryshe, koncepti fintech, t’i mund të kryesh transaksione të ndryshme financiare nga celulari yt.

Shembulli më i mirë i financave dixhitale në Shqipëri është sjellë nga iute, pjesë e grupit bankar dixhital, iute Group. Nëpërmjet aplikacionit modern Myiute, kushdo mund të aksesojë shërbime të ndryshme financiare në kohë reale: edhe siguracionin e makinës TPL. Mjafton të vendosësh të dhënat e targës së makinës, të marrësh ofertën tënde dhe të kryesh pagesën me pak veprime, Një proces tërësisht dixhital, i thjeshtë, i shpejtë dhe i sigurt, që mund ta kryesh nga kudo ndodhesh. Nuk ka rëndësi nëse je në shtëpi, në bar, në plazh apo duke udhëtuar: siguracioni i makinës do të shfaqet në ekranin tënd.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.