Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s...
LIFESTYLE

U arrestua për dhunë ndaj gjyshes, striptistja bën kërkesën e pazakontë që shkaktoi të qeshura në sallën e gjyqit

P
Piranjat29 August 2026, 16:39 · 4 min lexim
U arrestua për dhunë ndaj gjyshes, striptistja bën

Ajo ishte arrestuar me akuzën për keqtrajtim të gjyshes, por gjatë seancës për vleftësimin e arrestimit, ajo i bëri gjyqtares një kërkesë tejet të pazakontë.

Emanuela Maria Lamedica, 26 vjeçe, e njohur artistikisht si Lamedica, kërkoi që të lejohej të kthehej në shtëpi, pasi duhej të promovonte në rrjetet sociale këngën e saj të re, e cila do të publikohej në Spotify.

Kërkesa e saj nuk e pengoi gjyqtaren të vendoste lirimin e saj nga burgu, por duke i vendosur masa të përcaktuara sigurie.

Apeli i pazakontë drejtuar gjyqtares për të promovuar këngën e re

“Gjyqtare, më lejoni të shkoj në shtëpi, sepse do të publikohet një këngë e imja në Spotify dhe duhet të bëj ‘story’ në Instagram për ta promovuar”, iu drejtua 26-vjeçarja gjyqtares Chiara Valori gjatë seancës së zhvilluar në burgun milanez të San Vittore.

Lamedica, e përfaqësuar nga avokatja Alessia Pontenani, kërkoi mëshirë duke iu referuar angazhimeve të saj artistike dhe profesionale.

Këngëtarja shpjegoi se duhej të promovonte përmes Instagramit këngën e saj të re, “Maniere forti”, e cila vjen pas këngës “Barbie nel ghetto”. Kërkesa e saj shkaktoi më shumë se një buzëqeshje mes të pranishmëve, ndërsa gjyqtarja qëndroi e përqendruar te aspektet thjesht juridike të çështjes.

Akuzat për keqtrajtim të gjyshes

Lamedica ishte arrestuar pas denoncimit të bërë pikërisht nga gjyshja e saj. Sipas asaj që deklaroi avokatja e saj, akuzat lidhen me keqtrajtime dhe fyerje ndaj të moshuarës, por nuk bëhet fjalë për ndonjë sulm fizik. “Ajo akuzohet për keqtrajtim të gjyshes, të cilën e kishte ofenduar me fjalë, por pa e goditur fizikisht”, shpjegoi avokatja. E reja, e cila gjatë seancës deklaroi se profesioni i saj ishte striptiste, kishte kaluar natën në burgun San Vittore dhe ishte ankuar edhe për kushtet e qelisë, të cilën e përshkroi si mjaft të amortizuar.

Vendimi i gjyqtares

Në përfundim të seancës për vleftësimin e arrestimit, gjyqtarja Valori vendosi lirimin e 26-vjeçares nga burgu.

Megjithatë, Lamedica do të duhet të mbajë byzylyk elektronik dhe nuk do të lejohet të komunikojë me gjyshen e saj, e cila në këtë çështje është përcaktuar si personi i dëmtuar.

Masa e vendosur i mundësoi trapistes të përmbushte angazhimin e saj artistik. Të premten në mbrëmje, ajo mundi të publikonte në Instagram “story”-t përmes të cilave promovoi këngën e saj të re, ashtu siç kishte paralajmëruar gjatë seancës gjyqësore.

Për Lamedica-n, kënga e re përfaqëson një tjetër hap në rrugëtimin e saj muzikor, të cilin e kishte nisur me “Barbie nel ghetto”.

Në “story”-t e publikuara në Instagram, ajo e cilësoi këngën si “hitin e ri të vitit 2026” dhe u bëri thirrje të gjithë ndjekësve të saj ta dëgjonin. “Shpërndajeni me të gjithë, sidomos me armiqtë e mi”, shkroi ajo. /PiranjatNews/

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.