Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
LIFESTYLE

Vdes njeriu i ujqërve, jetoi me vite midis tyre

P
Piranjat21 August 2026, 19:00 · 7 min lexim
Vdes njeriu i ujqërve, jetoi me vite midis tyre

Markos Rodrigez Pantoha, i njohur si “fëmija-ujk i Sierra Morenës”, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare në Ourense të Spanjës. Historia e tij ishte një nga rastet më të veçanta dhe të rralla të një fëmije që jetoi për vite me radhë larg shoqërisë njerëzore, duke u rritur mes ujqërve.

Sipas faqes spanjolle 20minutos, nga 80 vitet e jetës së tij, 12 prej tyre i kaloi fjalë për fjalë në natyrë, pa praninë e njerëzve dhe me shoqërinë e vetme të një tufe ujqërish. Më vonë, ai kishte deklaruar se ato kishin qenë vitet më të lumtura të jetës së tij, në kontrast me fëmijërinë e vështirë, e cila ishte shënjuar nga mjerimi, keqtrajtimi dhe uria.

Markosi lindi në vitin 1946 në Añora të Kordobës. Në moshën vetëm trevjeçare humbi nënën, e cila vdiq gjatë lindjes së fëmijës së tetë të familjes. Babai i tij u martua përsëri, por njerka, e cila kishte tashmë një fëmijë nga martesa e mëparshme, dyshohet se e keqtrajtonte që në moshë të vogël.

Në vitet në vijim, familja u zhvendos në Fuencaliente, në zonën e Sierra Morenës. Sipas gazetës spanjolle La Vanguardia, kur Markosi ishte vetëm gjashtë vjeç, familja e tij e shiti te një blegtor, i cili e dërgoi të jetonte me një bari në një shpellë në zonën malore të Cardeña-s.

Pak kohë më vonë, bariu vdiq dhe djali i vogël mbeti i vetëm në natyrë. Pikërisht atëherë, sipas raportimeve të mediave spanjolle, ai ra në kontakt me ujqërit, të cilët, sipas rrëfimit të tij, e pranuan dhe u kujdesën për të si një anëtar të tufës.

“Kontakti i parë me ujqërit që mbaj mend është se më zuri gjumi bashkë me këlyshët e tyre”, kishte treguar ai në një intervistë në vitin 2010.

Markosi arriti të mbijetonte në atë zonë të vështirë, duke përdorur njohuritë bazë që kishte mësuar nga bariu. Për 12 vjet jetoi i izoluar nga njerëzit, duke mësuar të lëvizte në natyrë, të gjente ushqim dhe të komunikonte përmes tingujve.

Siç e kishte përshkruar vetë, ai jetonte “si një nga ujqërit”. Kishte zhvilluar një mënyrë të veçantë komunikimi me kafshët, duke përdorur tinguj dhe ulërima. Gjithashtu, kishte mësuar të imitonte këngën e zogjve, të thërriste drerët dhe të ndërtonte fyje të improvizuara prej druri.

«Nëse doja të peshkoja, shkoja te lumi. Nëse doja një lepur, e kapja. Nëse doja një dre, thërrisja prindërit e mi, ujqërit, me një ulërimë», kishte treguar ai.

Në vitin 1965, në moshën 19-vjeçare, u gjet nga Garda Civile spanjolle. Meqë ulërinte dhe kundërshtonte, policët e lidhën dhe e transportuan përsëri në Fuencaliente. Murgeshat dhe një prift u përpoqën ta mësonin sërish të fliste, të vishej, të ecte në këmbë dhe të përdorte takëmet.

Më pas, ai u shtrua në spitalin e rehabilitimit të Fondacionit Vallejo në Madrid dhe, pasi u vlerësua se ishte në gjendje të rikthehej në shoqëri, u zhvendos në Majorka, ku qëndroi në një bujtinë dhe punonte për të përballuar shpenzimet e tij.

Megjithatë, jeta mes njerëzve nuk ishte kurrë e lehtë për të. Ai kishte treguar se ndihej sikur njerëzit nuk e kuptonin dhe se e kishte të vështirë të përshtatej me rregullat e shoqërisë.

Pavarësisht vështirësive, Markosi i kushtoi një pjesë të madhe të jetës së tij natyrës dhe u ftua nga bashki dhe organizata të ndryshme për të folur për përvojën e tij me kafshët. Ai kishte një dobësi të veçantë për fëmijët, të cilëve u fliste shpesh për rëndësinë e dashurisë dhe kujdesit ndaj kafshëve.

Njerëzit që e njihnin e cilësuan atë si një “Mogli spanjoll”, një njeri të lidhur ngushtë me tokën, ajrin dhe natyrën. Vetë ai nuk e kishte fshehur kurrë se vitet më të lumtura të jetës së tij kishin qenë ato që kaloi me ujqërit.

Vitet e fundit i kaloi në Rante, pranë Ourenses, ku u strehua nga Manuel Barandela Losada, një ish-polic në pension, të cilin Markosi e quante “shef”. Pas vdekjes së tij, një familje holandeze mori përsipër ta mbështeste.

Historia e Markos Rodrigez Pantohas u bë objekt studimesh akademike, librash dhe produksionesh kinematografike. Profesori Gabriel Janer Manila, nga Universiteti i Ishujve Balearikë, përgatiti një tezë doktorature mbi historinë e tij dhe më vonë e shndërroi atë në librin “Kam luajtur me ujqërit”.

Në vitin 2010, jeta e tij u përshtat në ekranin e madh përmes filmit “Entrelobos”, me regji të Gerardo Olivares, ku në fund të filmit u shfaq edhe vetë Markosi. /PiranjatNews/

 

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.