VIDEO/ Ariu hyn në vendin e shenjtë në Devoll dhe bën kërdinë

Një ari ka hyrë në ndërtesën e shenjtë në fshatin Dobërgorë të Bashkisë Devoll, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Objekti njihet si simbol i bashkëjetesës fetare mes të krishterëve dhe myslimanëve në zonë.
Sipas banorëve të fshatit, kafsha e egër ka shkatërruar orendi dhe objekte të ndryshme brenda godinës. Incidenti ka shkaktuar shqetësim të madh te banorët, të cilët kanë raportuar praninë e ariut dhe dëmet e shkaktuara.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet kompetente për riparimin e dëmeve dhe për marrjen e masave preventive.
Ata theksojnë se prania e kafshëve të egra pranë zonave të banuara është kthyer në një problem në rritje, që kërkon vëmendje dhe zgjidhje të qëndrueshme.
Lexo edhe
LIFESTYLE
VIDEO/ Askush nuk e di misterin e këtij pusi që lëviz!

Nuk do ta besoni sa fëmijë kanë këto familje, njëra hyri në rekordet Guinness

Majmuni terrorizon qytetin, 18 persona të plagosur dhe 40 shkolla mbyllen

VIDEO nga sherri në qiell/ Dy pasagjerë përleshen në avion dhe detyrojnë pilotin të ndryshojë kurs

FOTO-VIDEO/ Arkiva e UFO-ve, publikohen dosje të reja amerikane mbi objektet misterioze dhe fenomenet e pazakonta





