VIDEO/ Askush nuk e di misterin e këtij pusi që lëviz!

Banorët e një fshati në Indi kanë mbetur pa përgjigje pasi një pus ka “dridhje” të vazhdueshme prej disa ditësh. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë ujin që krijon dallgë dhe lëviz brenda pusit, i cili ndodhet në distriktin Morbi, në shtetin perëndimor indian Gujarat.
Banorët vendas kanë frikë se mund të jetë një shenjë e një tërmeti të afërt. Kjo zonë u godit nga një prej tërmeteve më të fuqishme në botë në vitin 2001, i cili shkaktoi të paktën 20 mijë viktima. Pusi, me një thellësi rreth 5.5 metra, ndodhet në tokën bujqësore të Pranjivan Sadariya, në fshatin Virparda.
“Kur mbërrita në fermën time të dielën, uji nga pusi po derdhej mbi buzë dhe e njëjta gjë ka vazhduar që atëherë”, tha Sadariya, duke shtuar se pusi ishte ndërtuar vetëm tre muaj më parë.
Zyrtarët kanë përjashtuar mundësinë e një tërmeti apo aktiviteti tektonik si shkak të këtij fenomeni të pazakontë dhe kanë nisur një hetim.
Instituti për Kërkime Sizmologjike në Gandhinagar të shtetit ka raportuar se nuk ka regjistruar ndonjë aktivitet sizmik dhe as ndonjë thyerje aktive të tokës që lidhet me këtë fenomen.
Ekspertë janë përfshirë në hetime për të përcaktuar nëse forma dhe thellësia e pusit mund të jenë duke përforcuar lëvizjen e ujit – një fenomen i njohur si “lëkundja e pusit” (well seiche) ose rezonanca, ku uji lëkundet përpara dhe pas brenda një hapësire të mbyllur. /Piranjat News/
Lexo edhe
LIFESTYLE
Nuk do ta besoni sa fëmijë kanë këto familje, njëra hyri në rekordet Guinness

Majmuni terrorizon qytetin, 18 persona të plagosur dhe 40 shkolla mbyllen

VIDEO nga sherri në qiell/ Dy pasagjerë përleshen në avion dhe detyrojnë pilotin të ndryshojë kurs

FOTO-VIDEO/ Arkiva e UFO-ve, publikohen dosje të reja amerikane mbi objektet misterioze dhe fenomenet e pazakonta

Karrocë 3 500-vjeçare del nga toka, zbulimi i jashtëzakonshëm hedh dritë mbi një qytetërim të humbur





