Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
OBSH: Deri në 45% e rasteve të demencës mund të parandalohen, ja zakonet që mbrojnë trurin Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane? Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete KLSH: Borxhi doganor u rrit me 26% në 2025, arriti në 61.8 miliardë lekë - Ekofin Humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportimet për dorëheqje të Hegseth dhe Marco R... Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme “Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026 KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave
LIFESTYLE

VIDEO/ Familja me 9 anëtarë arratiset me vrap nga restoranti me skemën “ha dhe ik pa paguar”

P
Piranjat 7 July 2026, 19:45 · 2 min lexim
VIDEO/ Familja me 9 anëtarë arratiset me vrap nga restoranti me

Një familje e tërë, e cilësuar si "profesioniste" e skemës së njohur "ha dhe ik pa paguar", është filmuar nga kamerat e sigurisë duke u larguar nga një restorant turk në Hatfield, Hertfordshire të Britanisë së Madhe, pa shlyer një faturë prej 180 eurosh.

Grupi, i përbërë nga pesë të rritur dhe katër fëmijë, konsumoi një sërë gatimesh me mish, brinjë qengji, birra dhe pije freskuese në restorantin "Turkish Kitchen", përpara se të hipte në një furgon të bardhë dhe të zhdukej.

Sipas menaxherit të restorantit, Klaus Ademi, familja dukej krejtësisht normale dhe nuk ngjalli asnjë dyshim, pasi nuk bëri porosi të tepruara. Kur erdhi momenti për të paguar, ata i thanë stafit se do ta shlyenin faturën "brenda një minute".

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se largimi i tyre ishte i organizuar. Anëtarët e familjes nisën të dilnin nga restoranti njëri pas tjetrit, duke ecur qetësisht drejt anës tjetër të rrugës, çka sipas përgjegjësit të restorantit ishte pjesë e një plani të mirëorganizuar. I fundit që mbeti në tavolinë ishte një burrë i veshur me një bluzë blu. Pasi mbeti vetëm, ai u ngrit dhe u largua edhe vetë, për t'u hipur më pas në një furgon të bardhë të parkuar menjëherë jashtë hyrjes së restorantit.

Stafi e kuptoi largimin e klientit të fundit, por derisa punonjësit verifikuan nëse dikush nga grupi kishte paguar faturën, furgoni ishte zhdukur.

Klaus Ademi, i cili punon në biznesin familjar prej shtatë vitesh, publikoi pamjet e kamerave të sigurisë në rrjetet sociale për të paralajmëruar bizneset e tjera të zonës. Ai ka bërë të ditur gjithashtu se do ta denoncojë ngjarjen në polici.

"Nuk na kishte ndodhur kurrë diçka e tillë", tha menaxheri i restorantit. "Ky është një biznes familjar dhe kjo humbje është e konsiderueshme, sidomos në një periudhë kur restorantet po luftojnë për të mbijetuar." /PiranjatNews/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.