VIDEO/ Fatura e barit prej 1,800 dollarë, gruas i rruhet koka në publik

Reagime të shumta ka shkaktuar në Tajlandë një video ku shfaqet një banakier duke i rruar kokën një gruaje, e cila dyshohet se tentoi të largohej nga një bar pa paguar faturën.
Ngjarja ka ndodhur më 25 gusht në zonën Pinklao të Bangkokut dhe, sipas informacioneve të publikuara në mediat që raportuan rastin, fatura e gruas kishte arritur në 60 mijë baht, rreth 1.800 dollarë ose 1.560 euro.
Sipas të njëjtave informacione, gruaja dyshohet se kishte përdorur një dokument identifikimi të falsifikuar për të hyrë në bar. Më pas, ajo tentoi të largohej nga lokali pa paguar faturën, por u pikas nga stafi dhe u shoqërua sërish brenda.
Meqë gruaja dyshohet se nuk kishte mundësi të paguante shumën, në vend që të dorëzohej te autoritetet, asaj iu propozua të rruante kokën, ndërsa vlera e flokëve të saj do të llogaritej si pjesë e shlyerjes së borxhit. Në videon që është përhapur në rrjetet sociale, gruaja shfaqet e veshur me një fustan të bardhë dhe duket se pranon atë që paraqitet si një “kontratë për blerjen e flokëve”. Më pas, një banakier përdor një makinë rroje dhe i pret flokët e saj të gjatë.
Pas kamerës dëgjohet një burrë që pretendon se nuk po e shfrytëzon gruan dhe se bëhet fjalë për “çmimin e tregut”, ndërsa përmendet edhe një shumë shtesë që do t’i shtohet marrëveshjes.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta, pasi organizata dhe institucione të ndryshme kanë vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e kësaj “forme ndëshkimi”. Chalida “Ton Or” Phalamat, themeluese e Be One Foundation, deklaroi se lokali “e teproi”, duke bërë të ditur se përgjegjësit e barit e kishin kontaktuar për t’i kërkuar falje dhe kishin pranuar se menaxheri kishte vepruar nën ndikimin e zemërimit dhe në mënyrë impulsive. Sipas saj, përgjegjësit e lokalit deklaruan se do të kontaktojnë familjen e gruas për të diskutuar mundësinë e dëmshpërblimit.
Ajo argumentoi se një marrëveshje e bërë nën presion mund të mos jetë e vlefshme dhe se rruajtja e kokës së një personi pa pëlqimin e tij të vërtetë mund të ngrejë çështje ligjore që lidhen me sulmin, detyrimin ose ndalimin e paligjshëm. Sipas Chalida Phalamat, Ministrisë së Zhvillimit Social dhe Sigurisë Njerëzore të Tajlandës i është kërkuar të shqyrtojë rastin.
Ajo u bëri thirrje bizneseve të mos përdorin forma vetëgjyqësie kur përballen me raste të mospagimit të faturave, por t’ua lënë çështje të tilla autoriteteve kompetente. /PiranjatNews/
Romper Stomper treatment
— Chay Bowes (@BowesChay) August 30, 2026
Bartender in Thailand shaves a woman's head after she attempted to leave without paying for an $1,800 bill using a fake ID. pic.twitter.com/TZmNXhpJPR
Lexo edhe
LIFESTYLE
Specia që sundon oqeanin/ Gjuajnë peshkaqenë, delfinë e balena, por pse godasin edhe anijet?

VIDEO/ Kompania ajrore spektakël të rrezikshëm të avionëve mbi stadiumin plot me njerëz

Lamborghini sjell karrocën luksoze për bebe me çmim prej afro 5 mijë eurosh

Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java nis plot aventura për këto shenja

E lani tapetin e banjës kështu? Këto gabime mund ta dëmtojnë sa herë e fusni në rrobalarëse





