VIDEO/ Gafa epike e tifozëve të Barcelonës teksa përpiqeshin të bënin foto me yllin e ri të skuadrës

Së bashku me Lamine Yamal, Raphinha është një tjetër prej futbollistëve më të dashur nga tifozët e Barcelona-s.
Kështu, sot në mesditë, një grup i madh fëmijësh u mblodh jashtë qendrës stërvitore të klubit katalanas, me celularët në duar, gati për të fotografuar apo filmuar një moment me yllin e tyre të preferuar.
“Liderja” e grupit ishte nëna e njërit prej fëmijëve. Kur e njoftuan se makina që po largohej nga qendra sportive i përkiste brazilianit, ajo doli përpara për ta ndaluar dhe i kërkoi drejtuesit të ulte xhamat e errët, në mënyrë që t’u dhuronte fëmijëve një moment që do ta kujtonin gjatë gjithë jetës.
Fëmijët rrethuan fjalë për fjalë makinën dhe, sapo xhamat u ulën, celularët nisën të filmonin pa pushim. Por gëzimi i tyre u shua shumë shpejt.
Kjo sepse drejtuesja e makinës nuk ishte Raphinha, por bashkatdhetarja e tij Kerolin Nicoli, e cila vetëm pak ditë më parë iu bashkua Barcelonës nga Manchester City. Ajo u bë transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit të femrave, me një vlerë prej 1.25 milionë eurosh.
Sulmuesja braziliane, me buzëqeshje në fytyrë, u shpjegoi se... sigurisht, nuk ishte Raphinha. Nëna u tërhoq mënjanë duke kërkuar falje, ndërsa tifozët e vegjël të klubit katalanas nuk e lanë mundësinë t’u ikte nga duart dhe regjistruan këtë takim të parë me futbollisten braziliane. /PiranjatNews/
@sportynetbrasil ???? A torcida do Barcelona estava na saída do CT Joan Gamper esperando Raphinha para conseguir fotos e autógrafos. Até que o carro de Kerolin Nicoli, reforço do Barça e contratação mais cara da história do futebol feminino do clube, apareceu. Resultado? Os torcedores simplesmente cercaram o carro achando que era o atacante brasileiro. ???? A Kerolin ainda precisou explicar que não era o Raphinha. Uma cena inacreditável! ???? ????: Reprodução/Internet #Barcelona #Kerolin #Raphinha #FutebolFeminino #OFutebolNãoPara
♬ original sound - SportyNet
Lexo edhe
LIFESTYLE
'Nuk duhet të mendosh se je ndonjë gjë e veçantë': Pse suedezët e urrejnë të bien në sy

Pse rënkojnë tenistët?

Si ta mbash gjallë romancën? Mos harro të hedhësh koshin e mbeturinave

Pse ngurrojmë t’i kontaktojmë miqtë e vjetër?

91-vjeçari sfidon moshën, përfundon shtegun legjendar pas 71 rrëzimesh!





