Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s... Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni
LIFESTYLE

VIDEO/ Kompania ajrore spektakël të rrezikshëm të avionëve mbi stadiumin plot me njerëz

P
Piranjat31 August 2026, 18:08 · 3 min lexim
VIDEO/ Kompania ajrore spektakël të rrezikshëm të

Kompania ajrore e Afrikës së Jugut, Airlink, ka mbrojtur një manovër spektakolare, por potencialisht katastrofike, gjatë së cilës dy avionë të saj fluturuan shumë pranë njëri-tjetrit, vetëm pak metra mbi çatinë e një stadiumi.

Avionët kaluan të shtunën mbi stadiumin DHL në Cape Town, i cili ishte mbushur me më shumë se 50 mijë tifozë, për ndeshjen e ragbit mes Afrikës së Jugut dhe Zelandës së Re.

Madje, njëri prej dy avionëve fluturoi përmes tymit të krijuar nga mjetet piroteknike, të hedhura pak para fillimit të ndeshjes.

Videot nga shumë këndvështrime të ndryshme tregojnë avionët duke kaluar fare pranë stadiumit. Një manovër spektakolare, por shumë pak na ndante nga një tragjedi e tmerrshme, nëse diçka nuk do të shkonte siç duhej.

Në përgjigje, siç raporton BBC, kompania ajrore Airlink deklaroi se manovra ishte planifikuar me shumë kujdes, me mbështetjen e autoriteteve të aviacionit. «Planifikim. Precizion. Performancë», ishte mesazhi i kompanisë ajrore në postimet e saj në rrjetet sociale, të shoqëruara me videon.

Në një deklaratë të ribotuar në një faqe qeveritare lajmesh, Airlink dha më shumë detaje.

«Dy avionët drejtoheshin nga një ekuipazh jashtëzakonisht me përvojë, ku secili përbëhej nga tre kapitenë me përvojë, të cilët kryenin detyrat e komandantit, bashkëpilotit dhe përgjegjësit për sigurinë/çështjet teknike», deklaroi kompania ajrore.

Airlink shtoi se fluturimet u kryen brenda «kufijve të miratuar dhe të testuar të sigurisë për lartësinë dhe shpejtësinë e përdorur gjatë kalimit».

Ndërkohë, Flightradar24 pretendoi se, sipas analizës së tij, «avioni i parë kaloi në një lartësi më pak se 50 këmbë (15 metra) mbi çatinë e stadiumit». /PiranjatNews/

 

 

@caspersaint_cpt Do you know why we do stadium flyovers in South Africa? ????????✈️ It goes back to the 1995 Rugby World Cup???? The tradition was born at Ellis Park during the 1995 Rugby World Cup final between South Africa and New Zealand. Just before the final, a South African Airways Boeing 747 came roaring over the packed stadium — extraordinarily low — with “GOOD LUCK BOKKE” painted underneath its wings. It was piloted by SAA captain Laurie Kay and was a highly secret, spectacular stunt. It became one of the defining images of that extraordinary day: Mandela, the Springboks, Ellis Park and the birth of the “one nation” sporting moment. And South Africans absolutely remember it!???????????? @Springboks.rugby #springboks #rugbysgreatestrivalry #forevergreenforevergold #southafrica #mzansi ♬ original sound - caspersaint_cpt

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.