VIDEO/ Misteri i njerëzve “urith” që dalin nga pusetat

Një video e re tregon tre burra me fenerë në kokë duke dalë nga një pusetë në New York City, vetëm pak hapa larg Stacionit Penn dhe Madison Square Garden.
Në videon e publikuar në TikTok, tre burrat shihen duke dalë me nxitim nga puseta me avull, në kryqëzimin e Rrugës së 32-të me Avenue-n e 7-të, të veshur me tuta dhe me fenerë në kokë. Incidenti ndodhi pak pas orës 4 të mëngjesit të së martës, ndërsa Departamenti i Policisë së New Yorkut (NYPD) ka konfirmuar se është në dijeni të videos dhe po e heton rastin.
Kush janë “njerëzit urithë”?
Të tre burrat lidhen me fenomenin e të ashtuquajturve “njerëz urithë”, siç njihen personat që hyjnë në tunelet dhe sistemin nëntokësor të metrosë së Nju Jorkut.
Incidenti i fundit ndodhi rreth dy muaj pas dy rasteve të ngjashme në Williamsburg dhe Gravesend, ku disa burra u filmuan duke dalë nga pusetat e qytetit.
@ricardyfabre 5 guys coming out of a Manhole in NYC at 4:19am! What are they doing down there? Why is this happening so often? #manhole #nyc #onlyinnyc #oliviadean #nypd ♬ Saxophones getting louder - Sped Up - AntonioVivald
Pamjet shkaktuan shqetësim në atë kohë dhe çuan në një hetim nga policia, në bashkëpunim me Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit (DEP) të Nju Jorkut.
Sipas burimeve të cituara nga New York Post, hetimi zbuloi se incidentet dukeshin të lidhura me persona që kërkonin sende me vlerë, të cilat mund të kishin përfunduar aksidentalisht në sistemin e kanalizimeve.
A po kërkojnë sende të humbura?
Sistemi i gjerë i kanalizimeve të qytetit të Nju Jorkut, i cili shtrihet në rreth 7,500 milje, prej vitesh është bërë objekt eksplorimi për persona që kërkojnë sende të humbura ose objekte që mund të kenë rënë përmes grilave dhe pusetave.
Një portofol, bizhuteri apo çdo send tjetër me vlerë mund të jetë motiv për të hyrë ilegalisht në rrjetin nëntokësor të qytetit.
Megjithatë, pas incidentit të fundit, një inspektim i kanalizimeve në zonën e Rrugës së 32-të dhe Avenue së 7-të nuk zbuloi dëmtime në infrastrukturë, tha një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes së Mjedisit (DEP). Ndërkohë, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut po heton videon e re dhe deri tani nuk ka pasur asnjë arrestim.
Autoritetet paralajmërojnë se hyrja pa leje në puseta dhe kanalizime nuk është vetëm e paligjshme, por edhe jashtëzakonisht e rrezikshme.
Sipas DEP, hapësirat nëntokësore mund të përmbajnë rreziqe serioze, përfshirë gaze të dëmshme ose vdekjeprurëse, sipërfaqe të paqëndrueshme, përmbytje të papritura dhe hapësira të mbyllura.
Për këtë arsye, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos tentojnë të hyjnë në kanalizime, puseta, basene grumbulluese apo objekte të tjera nëntokësore. /PiranjatNews/
Lexo edhe
LIFESTYLE
Si t’i thani fiqtë e në shtëpi dhe t’i ruani deri në 10 muaj

Llava si material ndërtimi? Projekti futurist që mund të ndryshojë qytetet e së ardhmes

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

Tre shenjat e horoskopit që nuk dorëzohen kurrë, ruajnë qetësinë edhe në momentet më të vështira

A ëndërrojnë macet për pronarët e tyre?





