VIDEO/ Momenti i pazakontë kur i vdekuri bie nga arkivoli, ndërsa 4 burra e mbanin! Skena shkakton panik

Ky është momenti i tmerrshëm kur një trup i pajetë bie nga baza e një arkivoli përpara të pranishmëve të tronditur në një funeral. Dita tragjike u shndërrua në kaos pasi kufoma ra nga pjesa e poshtme e arkivolit blu, i cili po bartej nga një grup njerëzish që mbanin arkmortin e të ndjerit.
Në videon tronditëse që është bërë virale, bartësit e arkivolit shihen duke e nxjerrë arkivolin nga makina funerale dhe duke e transportuar për disa hapa, përpara se arkivoli të hapet papritur.
Trupi bie mbi bar, duke shkaktuar skena paniku dhe tronditjeje mes pjesëmarrësve në funeral. Dëshmitarët dëgjohen duke bërtitur, ndërsa bartësit e arkivolit mbeten të ngrirë për një moment.
Një person dëgjohet duke thënë: “O Zot im. Pse ndodhi kjo!” Katër nga gjashtë bartësit e arkivolit më pas u përpoqën me nxitim të rregullonin situatën, duke tentuar të bashkonin arkivolin e dëmtuar dhe të ruanin dinjitetin e të ndjerit.
Funerali që shkoi keq ndodhi në Guyana, një shtet anglishtfolës në Amerikën e Jugut, të dielën më 24 maj.
Videoja më pas u bë virale në Facebook, duke grumbulluar 450 mijë shikime dhe mbi 1 mijë komente. Një person shkroi: “Në mbi 50 vite jetese në Guyana, nuk kam parë kurrë një arkivol të kalbur në atë mënyrë; sado i lirë të jetë, nuk shpërbëhet kështu.” /PiranjatNews/
Lexo edhe
LIFESTYLE
Ilaçi kundër mushkonjave? Deri tani e kemi ditur gabim

FOTO/ Anija e çuditshme që duket sikur po noton në qiell! A mund ta kuptoni çfarë po ndodh realisht?

Fshati malor sulmohet nga bletët, të gjithë banorët bllokohen në shtëpi

Meteorologët: Telefoni celular mund të shpërthejë kur ka rrufe

Jo vetëm dashuria apo kimia fizike: 3 shenjat që tregojnë se je me personin e duhur





