Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ... Italia sfidon Francën dhe Belgjikën, lista e të grumbulluarve të Mancinit Berisha thirrje studentëve: Nesër të rrëzojmë Ramën! Berisha publikon sondazhin: Bizneset dhe qytetarët janë rrënuar nga narko-eurot, Banka e Shqipërisë dhe med... Maran publikon listën e nëntorit: Balliu largohet nga Kombëtarja, Tuci mbetet në vëzhgim Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar! Tragjedia në futbollin spanjoll/ Ende pa një vendim për Owono pas vdekjes së Jesús de Miguel, sa rrezikon p... Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League EMRI/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektriçisti në Vlorë Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magj... Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps
LIFESTYLE

VIDEO/ Momenti kur një grup balenash vrasëse sulmojnë jahtin dhe 'shpërbëjnë gjithçka'

P
Piranjat29 June 2026, 22:53 · 2 min lexim
VIDEO/ Momenti kur një grup balenash vrasëse sulmojnë jahtin dhe

Ky është momenti dramatik kur një tufë orkash (balena vrasëse) rrethon një jaht dhe i thyen timonin, ndërsa marinarët thonë se ato "shkatërruan gjithçka". Pamjet rrëqethëse tregojnë disa pendë të errëta që shfaqen në ujë dhe drejtohen me shpejtësi drejt jahtit, pranë brigjeve të Gjibraltarit.

Aventurierët kishin kaluar katër javët e fundit duke lundruar nga Bahamas drejt Spanjës, kur u sulmuan nga orkët (balenat vrasëse).

Balena bardhezi ndoqën jahtin dhe dëmtuan sistemin e drejtimit, duke bërë që mjeti lundrues të dilte jashtë kontrollit. Pamjet tronditëse, të filmuara nga personat që ndodheshin në bord, tregojnë të paktën tre orka gjigante që notonin pak nën sipërfaqen e ujit. Më pas, pamjet nënujore tregojnë orkët duke kafshuar timonin e jahtit, ndërsa marinarët humbin kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues.

Përballja rrëqethëse zgjati rreth tre orë, duke lënë copa të jahtit të shpërndara në ujë. "Ata e shkatërruan gjithçka, nuk kemi më timon," tha Jokke Sommer, një parashutist norvegjez që ndodhej në bord.

"Tani po rrotullohemi 360 gradë. Po kalojmë 'shumë bukur'," shtoi ai me ironi, ndërsa jahti lëkundej në mënyrë të rrezikshme mes orkave. Në video dëgjohet edhe një grua që thërret: "O Zot, janë gjigante!", ndërsa orkët bardhezi zhyteshin dhe dilnin vazhdimisht nga uji rreth jahtit. /PiranjatNews/

 

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.