VIDEO/ NASA zbulon se ka kapur imazhe të UFO-ve. Kreu i agjencisë pranon: Ka jetë kudo!

Një debat i ri mbi misterin e Objekteve Fluturuese të Paidentifikuara (UFO) është ndezur pas deklaratave të administratorit të NASA-s, Jared Isaacman, i cili tha se agjencia hapësinore ka kapur imazhe të objekteve që nuk mund të shpjegohen me siguri si fenomene natyrore të njohura.
Në një intervistë në podkastin e Jack Gordon, kreu i NASA-s deklaroi se ekzistojnë të dhëna nga vëzhgimet që mbeten të pashpjegueshme, por theksoi se ato nuk përbëjnë provë për ekzistencën e jetës jashtëtokësore.
"Ne kemi imazhe dhe kjo është diçka për të cilën Presidenti Trump është shumë i hapur. Bazuar në të dhënat që kemi nga këto imazhe, nuk e dimë se çfarë janë," tha ai.
Isaacman shtoi se është e mundur që njerëzimi, gjatë jetës së brezit të sotëm, të arrijë në përfundimin se jeta në Univers është shumë më e përhapur sesa besohet aktualisht.
"Ekziston një mundësi shumë reale që, gjatë jetës sonë, të arrijmë në përfundimin se ndoshta ka jetë kudo dhe se ajo nuk është aq e rrallë sa mendojmë," u shpreh ai.
"Nuk kam parë asnjë provë për UFO të rrëzuara apo alienë"
Pavarësisht deklaratave për fenomenet e pashpjegueshme, administratori i NASA-s sqaroi se nuk ka parë asnjë provë që të vërtetojë se qeveria amerikane zotëron mbetje të mjeteve fluturuese aliene apo mostra biologjike me origjinë jashtëtokësore.
NASA ka deklaruar vazhdimisht se nuk disponon prova për ekzistencën e jetës jashtëtokësore, ndërsa edhe Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni kanë theksuar se nuk ka prova fizike të konfirmuara që alienët kanë vizituar Tokën.
Megjithatë, Isaacman shtoi se përgjigjja për ekzistencën e jetës mund të fshihet në mostrat e mbledhura nga Marsi, të cilat mund të ofrojnë të dhëna të rëndësishme në të ardhmen.
Epoka e re e NASA-s dhe kërkimi për përgjigjen e pyetjes: "A jemi vetëm?"
Jared Isaacman, sipërmarrës, pilot dhe astronaut civil, i cili ka fluturuar në hapësirë me SpaceX, mori drejtimin e NASA-s me synimin për të forcuar praninë amerikane në Hënë dhe për të përgatitur misionet e ardhshme me njerëz në Mars.
Ai theksoi se kërkimi për jetë jashtëtokësore mbetet një nga objektivat kryesore të agjencisë.
"Nuk mund ta shpërfill këtë temë. Përkundrazi, jam jashtëzakonisht i magjepsur prej saj, sepse është në qendër të asaj që po përpiqemi të arrijmë në NASA: t'i përgjigjemi pyetjes nëse jemi vetëm në Univers", tha ai.
Njëkohësisht, Isaacman hodhi poshtë idenë se eksplorimi i hapësirës nënkupton domosdoshmërisht "pushtimin" e botëve të tjera nga njerëzimi.
"Nuk besoj se është fati ynë të mbetemi në një planet të vetëm", u shpreh ai, duke theksuar se njerëzimi do të vazhdojë të eksplorojë Universin. /Piranjat News/
Lexo edhe
LIFESTYLE
Emri më i përdorur në Angli për djem gjatë vitit 2025 është mysliman. Ja emri më i famshëm për vajzat

Pse dashurohemi me një person të vetëm? Shkenca zbulon misterin e lidhjes romantike...

Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Lejlekët në Evropë në rrezik nga konsumi i tepërt i ushqimit

Kafeja gjithnjë e më e hidhur/ Një filxhan vlen...sa ari





