VIDEO/ Protesta për gomerët, sulmohen aktivistët në ishullin grek

Tre aktiviste të organizatës ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve PETA (People for the Ethical Treatment of Animals) janë sulmuar nga karrocierë në Santorini, teksa po përgatitnin një protestë kundër përdorimit të gomarëve dhe mushkave për transportin e turistëve.
Sipas denoncimit të organizatës, incidenti ndodhi mëngjesin e së premtes, më 4 shtator, në shkallët Karavolades, rruga e njohur me më shumë se 500 shkallë, që lidh portin e vjetër me Firat.
Sipas PETA-s, tre gratë po filmonin zonën dhe po përgatitnin aksionin e tyre, kur një grup karrocierësh dyshohet se tentoi t'i pengonte të regjistronin. Organizata pretendon se burrat u shkatërruan pankartat aktivisteve, i fyen dhe më pas përdorën dhunë fizike ndaj tyre.
Ndërkohë, PETA ka publikuar edhe pamje filmike nga incidenti. Sipas organizatës, në video regjistrohen momente nga përplasja dhe tensioni që u krijua në vendngjarje. /PiranjatNews/
Lexo edhe
LIFESTYLE
Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 5 Shtator 2026

VIDEO/ Gafa epike e tifozëve të Barcelonës teksa përpiqeshin të bënin foto me yllin e ri të skuadrës

'Nuk duhet të mendosh se je ndonjë gjë e veçantë': Pse suedezët e urrejnë të bien në sy

Pse rënkojnë tenistët?

Si ta mbash gjallë romancën? Mos harro të hedhësh koshin e mbeturinave

Pse ngurrojmë t’i kontaktojmë miqtë e vjetër?

91-vjeçari sfidon moshën, përfundon shtegun legjendar pas 71 rrëzimesh!

Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë





