Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit? Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa: Korrupsioni në Shqipëri mbetet sfidë reale A e keni kërcënuar Erion Veliajn? Rama i shmanget pyetjes: Zhurma të parëndësishme Francezët rikthehen sërish në rrugë! Deri në 700,000 protestues në marshime, angazhohen 70 mijë forca polic... Ngjarje e rëndë në Burrel, vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën “Veliaj është armik i partisë tani?”/ Ina Zhupa përplaset me socialistët: Mbaroj për letrat nga burgu ku ha... Ndryshon sërish çmimi i karburanteve ZYRTARE/ Kane rinovon me Bayern-in deri në 2029-n Seanca në GJKKO/ Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat e mia me avokatin në burg “Protestat masive shpërthyen kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes”/ Analiza e Ditmir Bushatit: Kërkesat e ... Gjeorgjia mund të humbasë regjimin e saj të udhëtimit pa viza me Bashkimin Evropian
LIFESTYLE

VIDEO/ Topi del nga stadiumi dhe shkakton aksident në rrugë, momenti bëhet viral në rrjetet sociale

P
Piranjat11 August 2026, 18:46 · 2 min lexim
VIDEO/ Topi del nga stadiumi dhe shkakton aksident në rrugë, momenti

Një ndeshje futbolli në Uruguai është kthyer në skenë të një incidenti të pazakontë, që nuk ndodhi në fushën e lojës, por në rrugën pranë stadiumit.

Ngjarja u regjistrua gjatë sfidës së kategorisë së dytë mes Uruguai Montevideo dhe Paysandu, të zhvilluar në stadiumin “Parque ANCAP”.

Në një moment të takimit, një goditje e fuqishme bëri që topi të fluturonte jashtë impiantit dhe të përfundonte në rrugën pranë stadiumit, ku në atë çast po qarkullonin automjete.

Një prej drejtuesve të mjeteve reagoi menjëherë dhe frenoi për të shmangur topin që ndodhej në mes të rrugës. Por makina që po udhëtonte pas tij nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me pjesën e pasme të automjetit.

Përplasja u kap nga kamerat e transmetimit të ndeshjes dhe pamjet e incidentit nisën të qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohen pasoja të rënda dhe episodi nuk shkaktoi ndërprerje të ndeshjes.

Në fushë, Uruguai Montevideo fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Paysandu. Por ndërsa skuadra festoi golin dhe tri pikët, një tjetër “aksion” po zhvillohej jashtë stadiumit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.